• |
ide | kryesore

U përplas dhunshëm e gjatë ndeshjes së Nfl: Hamlin është në gjendje të rëndë në spital

-Instant, F1, Sport
hamlin



Mbrojtësi i Buffalo Bills Damar Hamlin është dërguar me urgjencë në një spital në Cincinnati në “gjendje kritike”. Lojtari i futbollist amerikan u rrëzua në fushë në mes të ndeshjes së NFL, të hënën mbrëma, kundër Bengals. Këtë e ka bërë të ditur Liga Kombëtare e Futbollit. Në mesin e çerekorëshit të parë, Hamlin mori një goditje të fortë në një përplasje. Mbrojtësi fillimisht u ngrit dhe më pas u rrëzua në tokë për të mos u ngritur më.

Hamlin u trajtua për më shumë se 30 minuta, me transmetuesin sportiv amerikan ESPN që tha se ishte kryer mesazh kardiak. Lojtarët e të dy skuadrave u grumbulluan rreth tij gjatë dhënies së ndihmës së parë. Shumë prej tyre ishin duke u lutur në gjunjë dhe disa të përlotur. Publiku në Cincinnati heshti dhe mbulimi televiziv u largua nga fusha. Hamlin, 24 vjeç, ishte me oksigjen kur doli nga fusha me barelë. Familja e tij, që ishte duke ndjekur ndeshjen, iu bashkuan atij në ambulancë. Sipas raportimeve të mediave, Hamlin u dërgua në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnati aty pranë.

Ndeshja u deklarua “e pezulluar përkohësisht” pas një konsultimi mes trajnerëve të dy skuadrave dhe arbitrave. Lojtarët u urdhëruan të shkonin në dhomat e zhveshjes. Më pas, NFL lëshoi një deklaratë që konfirmoi se ndeshja ishte shtyrë dhe dha detaje mbi gjendjen e Hamlin: “Ai mori kujdes të menjëhershëm në fushë nga stafi mjekësor i skuadrës. Ai u transportua më pas në një spital lokal, ku është në gjendje kritike”. Videoja tregon se Hamlin u godit në pjesën e sipërme të gjoksit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *