• |
ide | kryesore

Ministri gjerman i Financave: Nuk varemi më nga energjia ruse

-Instant, Arkiva, Planet
Gjermania, Gjermani



Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji. Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar.

Pas nisjes së luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz në Evropë, duke rritur shqetësimet e evropianëve për ndërprerje të rrymës këtë dimër. Mirëpo Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.

“Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, ka thënë ai. Në të kaluarën, Gjermania ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit që i është nevojitur, si dhe më shumë se një të tretën e naftës.

Rusia i ka ndalur furnizimet me gaz në gusht të vitit të kaluar, derisa Gjermania ka hequr dorë nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti. Në garë për të gjetur burime të energjisë, Gjermania ka rihapur termocentralet me thëngjill, nuk i ka mbyllur centralet bërthamore dhe ka shtyrë përpara idetë për magazinim të gazit natyror që importohet nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *