• |
ide | kryesore

U kapën duke transportuar klandestinë, shkon në 8 numri i të ndaluarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Operacioni ‘Perimeti’ në lidhje me ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit ka vazhduar edhe ditën e sotme. Këtë të shtunë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e të arrestuarve në 8. Në pranga kanë rënë dy persona: Haxhi Mero 33 vjeç, dhe Enio Xhevat, 23 vjeç. Ata akuzohen se kanë transportuar 19 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Z., 25 vjeç, banues në Berat dhe S. L., 21 vjeç, banues në Korçë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 automjete dhe 15 telefona celularë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *