• |
ide | kryesore

Jessie J zbulon gjininë e foshnjës

Paparazzi, Slider



Jessie J ka zbuluar së fundmi gjininë  e fëmijës së saj të parë përpara se të ecte në tapetin e kuq të BRIT Awards 2023.

“Sa herë që e luaj ose e këndoj, ai lëviz si i çmendur…kështu që mendoj se kjo  është e duhura”, ka shkruar këngëtarja në një video të saj duke kënduar këngën e ardhshme a capella. “Oh, po… po bëj një djalë”, shtoi ajo.

Disa orë më vonë, Jessie doli në shfaqjen e çmimeve në Londër me një bluzë të kuqe dhe pantallona, të cilat ekspozuan barkun e saj të rrumullakosur. “Hera e fundit që kam ecur në këtë tapet të kuq ishte 10 vjet më parë. Cmenduri”, Shkroi Jessie J në një video në Instagram. Paraqitja e saj vjen një muaj pasi  zbuloi për herë të parë lajmin.

Meqenëse artistja pësoi tragjikisht një abort spontan në vitin 2021, ajo u kërkoi ndjekësve të saj që të ishin më të butë me të këtë herë.“Jam shumë e lumtur dhe e tmerruar që më në fund e ndaj këtë”, u shpreh në videon emocionuese në janar, ku mbi të luhej kënga e saj “Sunflower”. Sinqerisht, vajza juaj thjesht dëshiron të qajë  në publik duke ngrënë një turshi të mbuluar me çokollatë pa bërë pyetje”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *