• |
ide | kryesore

Video/ Rashford show në Old Trafford: Manchester United ‘zbërthen’ Leicester dhe shkon -3 nga City

-Instant, Sport, Video
Rashford



Në javën e 24 të Premier League, Manchester United mposht Leicester me rezultatin 3-0. Në Old Trafford miqtë e nisën shumë fuqishëm, me De Gea që shpëtoi disa herë rezultatin nga Barnes dhe Iheanacho. Më pas nis shfaqja e Marcus Rashford. Sulmuesi gjeti një tjetër dygolësh (25′, 56′) dhe nis aksionin e golit të tretë të Sancho (61′). Djajtë e Kuq ngjiten në 49 pikë në renditje, vetëm tre pikë pas Manchester City të Guardiolës.

20 minutat e para të zhurmshme të miqve frikësuan Red Devils. De Gea shpëtoi rezultatin dy herë në rastet e Barnes fillimisht dhe më pas Iheanacho. Megjithatë, formacioni i ten Hag kaloi në epërsi, në minutën e 25′ me Rashford. Anglezi fluturoi drejt zonës kundërshtare në të djathtë, u shërbye nga Bruno Fernandes dhe bëri 1-0 me një diagonale precize. Vendasit rrezikuan të dyfishojnë pas pak minutash, por Dalot humbi mundësinë e 2-0 në rrëshqitje. Red Devils shkuan në pushim me 1-0, por Leicester ishte në lojë.

Lexo më tej: Ofertë e përbindshme për Manchester United: kush është Jassim Bin Hamad Al Thani

Në pjesën e dytë ritmi nuk ndryshoi dhe pas rreth dhjetë minutash United dyfishoi epërsinë. Në minutën e 56′ Fred nisi sërish Rashford, këtë herë në krahun e majtë. Anglezi doli ballë për ballë me Ward dhe shënoi golin e 2-0. Pak minuta më vonë Manchester mbylli historinë. Jadon Sancho shënoi 3-0 në minutën e 61′ pas një kombinimi me Bruno Fernandes. Skuadra e Rodgers u shua dhe ndeshja përfundoi 3-0. United arrin në 49 pikë në renditje, i treti dhe vetëm tre pikë pas Manchester City. Leicester mbetet në vendin e katërmbëdhjetë, ende me 24 pikë. Foxes megjithatë nuk janë të qetë sepse zona e rënies është vetëm 3 pikë larg. Bournemouth ka 21 pikë pas 23 javëve, ndërsa Leeds 19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *