• |
ide | kryesore

Wanda Nara zbulon prapaskenën që tifozët zikaltër mendonin: “Icardi u largua nga Inter për para”

-Instant, Sport
Wanda



Mauro Icardi nuk është një lojtar i Inter prej katër vitesh, kur argjentinasi kaloi te PSG në shtator 2019. Shkak ishin mosmarrëveshjet e brendshme që e bënë atë të mos ishte më titullar e të humbiste shiritin e kapitenit. Në realitet, nuk u kuptua asnjëherë se çfarë ndodhi në të vërtetë mes 30-vjeçarit nga Rosario dhe Inter. Situatë që e qartësoi njëherë e përgjithmonë, Wanda Nara. Menaxherja e gruaja e Icardi shpjegoi zgjedhjen e argjentinasit për t’u larguar nga zikaltrit: “Nuk ishte një zgjedhje sportive, e bëmë për para”, tha ajo për Beasts, program në Rai 2.

LAMTUMIRA E DIKTUAR NGA ZGJEDHJA EKONOMIKE

Icardi u largua nga Inter pas 6 sezonesh, në të cilat shënoi 124 gola në 219 paraqitje në total. Nëse do të kishte mbetur te zikaltrit, me shumë gjasa, ai mund të ishte bërë një flamur i klubit. Por fjalët e Wanda Nara nuk lënë vend për asnjë interpretim. Zgjedhja për t’u larguar ishte thjesht e natyrës ekonomike. Është e vërtetë që diçka ishte thyer mes lojtarit drejtuesve e Luciano Spalletti, që vuajti të maskonte dhe menaxhonte situatën. Wanda Nara ishte një pjesë aktive në këtë aferë të ndërlikuar. Disa nga deklaratat e saj të bëra në televizionet italiane nuk bënë gjë tjetër veçse nxitën pakënaqësinë e tifozëve.

Lexo më tej: Flirt me L-Gante, me Keita e divorci, Wanda sqaron ku është me Icardin: “Për mua është një fat, për të nuk e di”

ICARDI RILINDI, SI E DËSHMOJNË NUMRAT

Maurito jetoi tre sezone të vështira në nivel sportiv te PSG. Në vitin e parë ai arriti të luajë 34 ndeshje në total, duke shënuar 20 gola. Në dy vitet e fundit paraqitjet ishin vetëm 28 dhe 30 përkatësisht me 13 gola dhe vetëm 5 në sezonin e fundit. Megjithatë, huazimi te Galatasaray i bëri shumë mirë pasi ai rilindi. 9 gola në 12 ndeshje të luajtura në kampionat, plus gjashtë asiste. Një gol çdo 103 minuta për argjentinasin që është rikthyer në sulmuesin e pamëshirshëm në zonën kundërshtare. Kontrata e tij me Galatasaray do të skadojë në fund të qershorit. E nuk dihet ende nëse do të qëndrojë në Turqi apo do të kthehet në bazë. Kontrata me PSG-në, mbajtësin e kartonit të tij, përfundon më 30 qershor 2024.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *