• |
ide | kryesore

Video/ Ndërprerja më e bukur ndonjëherë e një ndeshje: hedhje lodrash pelushi për fëmijët e goditur nga tërmeti

-Instant, Sport, Video
pelushi



Një gjest shumë i bukur është regjistruar në kampionatin turk. Sfida mes Besiktas dhe Antalyaspor është ndërprerë përkohësisht në minutën e 5′ për shkak të hedhjes së mijëra lodrave prej pelushi nga tribuna. Të gjitha lodrat janë të destinuara për fëmijët që ishin viktima të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Gjest i bukur solidariteti në Turqi, në ndeshjen mes Besiktas dhe Antalyaspor. Nuk ka patur ndonjëherë një ndërprerje më sinjifikative ndonjëherë në futboll. Në minutën e 5′ të lojës mori jetë një nismë e shkëlqyer e tifozëve për popullsinë e prekur nga tërmeti. Nga tribunat, nga të gjithë sektorët e stadiumit, mijëra lodra pelushi u hodhën në fushë. Të gjitha të destinuara për t’iu dhuruar të vëgjëlve që u prekën rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit.

Lexo më tej:Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit

Pas duartrokitjeve të forta të lojtarëve në fushë në drejtim të tifozëve, futbollistët e Besiktas dhe Antalyaspor ndihmuan punonjësit të lironin fushën e lojës, për rinisjen e ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *