• |
ide | kryesore

Lobisti franko-algjerian fut në telashe Al Khelaifi: hetohet në Francë për rrëmbim e torturë

-Instant, Sport
lobisti



Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është nën hetim në Francë me akuzën e rrëmbimit dhe torturës. Siç raportojnë mediat franceze, në fakt të hënën janë emëruar tre gjyqtarët hetues në Paris. Ata do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane ndaj numrit një të klubit parizian. Historia e tij tregon se ai ishte torturuar në Katar në vitin 2020. Shkaku, sipas tij, ishte se posedonte dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al Khelaifi. Një histori e denjë për filma, por që lobisti Benabderrahmane e ndjek pas prej kohësh.

Akuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar. Por ajo ka të bëjë edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Në lidhje me ngjarjet që lidhen drejtpërdrejt me këto aspekte të fundit, megjithatë, Al Khelaifi tashmë është hetuar dhe liruar.

Lexo më tej: Al Khelaifi ofendon arbitrat e kërcënon me jetë një punonjës të Real: sherr me grushte mes Donnarummas e Neymar

Lobisti franko-alegjerian Benabderrahmane e avokatët, Maïtres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar, thanë se ishin “shumë të kënaqur” me lajmin. Sipas tyre, ata kaluan muaj duke u përpjekur për të sjellë çështjen në vëmendjen e drejtësisë franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *