• |
ide | kryesore

“Më tradhëtoi ndërsa mamaja ime po vdiste”: Joana Sanz nuk divorcohet, që Dani Alves të ketë një favor ligjor

-Instant, Sport
Joana



Siç dihet, më 20 janar, Dani Alves u arrestua me akuzën e agresionit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare. Faktet i referohen natës mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022. Në një klub nate në Barcelonë, braziliani dyshohet se ka abuzuar me të renë. Në pritje të dënimit, 39 vjeçari është mbyllur në burgun katalanas të Brians 2. Historia pati pasoja të rënda edhe në jetën e tij private, me gruan e tij Joana Sanz e cila nuk duket e gatshme të falë tradhtinë.

Megjithatë, sipas asaj që ka dalë ditët e fundit, Joana Sanz kishte shprehur dëshirën e saj për të mos u divorcuar nga Alves. E gjithë kjo, në mënyrë që ish-mbrojtësi i Barcelonës të shfrytëzojë disa përfitime ligjore. Duke qenë i martuar me një grua spanjolle, ai do të kishte ende mundësinë të marrë lirinë me kusht.

“MË TRADHËTOI NDËRSA MAMAJA PO MË VDISTE”

Një gjest dashurie nga Joana Sanz, e cila nuk harron vitet e kaluara së bashku me bashkëshortin e saj. Megjithatë, e kritikuar se e kishte braktisur, modelja përsëriti më tej se ishte lënduar nga sjellja e Dani Alves: “Ai ishte gjithmonë pranë meje kur kisha nevojë për të. E kam të vështirë të pranoj që ky person mund të më bënte copë-copë”.

Ndër kritikat ndaj gruas, një në veçanti thotë: “Nuk ishte koha për ta lënë atë. E kuptoj dhimbjen por mendoj se nuk është vendi dhe mënyra e duhur”. Në këtë kuptim, nuk vonoi edhe përgjigja e 29-vjeçares spanjolle: “Vendin dhe mënyrat i humbi kur më tradhtoi ndërsa mamaja ime po vdiste”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *