• |
ide | kryesore

Interistët të tërbuar për përjashtimin e Lukaku: ja çfarë thotë rregullorja e përse u ndëshkua belgu

-Instant, Sport, Video
Lukaku



Penallti në minutën e 95′, zhvendosi Perin e pastaj festoi në mënyrë provokuese duke gjeneruar kaos. Kjo i kushtoi kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë përjashtimin nga fusha të Romelu Lukaku. Skena tashmë është pjesë e historisë së pafund të derbit të Italisë. Qendërsulmuesi i Inter, pas golit, u ndalet në drejtim të sektorit ultras të Juventus. Një përshëndetje ushtarake me dorën e djathtë dhe gishtin tregues të dorës së majtë përpara gojës për të kërkuar heshtje. Ai tashmë kishte festuar në këtë mënyrë edhe me fanellën e Belgjikës, pas golit ndaj Suedisë. Pra ishte një mesazh për shokun e tij të dëmtuar Doku. Në Stadium, megjithatë, pas festës, leximi i buzëve të Lukaku, drejtuar bardhezinjve, duket e pangatërrueshme: “Heshtni, heshtni!”.

Por çfarë thotë rregullorja? Protokolli i përditësuar më 1 korrik 2022, në nenin 12 parashikon se: “Futbollisti duhet të ndëshkohet me karton, edhe nëse goli nuk është i vlefshëm nëse: u afrohet shikuesve në mënyrë të tillë që të shkaktojë probleme sigurie dhe/ose ngjitet mbi rrethim, vepron në mënyrë tallëse ose provokuese, mbulon kokën ose fytyrën me maskë ose sende të tjera të ngjashme, heq fanellën ose mbulon kokën me fanellë”.

Lexo më tej:Video/ Britma majmuni e fyerje raciste ndaj Lukaku: “Historia përsëritet, shpresoj të merren masa”

Kjo është cfarë thotë rregullorja. Festimi i një lojtari në drejtim të tifozëve kundërshtarë zakonisht konsiderohet provokuese. Nga këtu vjen edhe vendimi i arbitrit Massa për të nxjerrë kartonin e dytë të verdhë e përjashtuar Lukaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *