• |
ide | kryesore

Video/ Caceres, çfarë gabimi i bujshëm: kartoni i kuq më i pabesueshëm për mbrojtësin 37 vjeçar

-Instant, Sport, Video
Caceres



Veteran nga mosha, por naiv nga veprimi. Martin Caceres u përjashtua në mënyrën më të pabesueshme dhe naive në ndeshjen mes Los Angeles Galaxy dhe Houston. Pas një karriere të respektueshme në Serie A, me fanellat e Juventus, Lazio, Fiorentina dhe Cagliari, mbrojtësi uruguaian shkoi për të bërë mbylljen në Amerikë.

Por aventura e tij nuk po shkon shumë mirë. Los Angeles Galaxy është i parafundit në kampionatin e Konferencës Perëndimore. Klubi duket se nuk ka asnjë shans për të hyrë në fazën finale të sezonit. E ndoshta në këtë pikë, lojtarët e skuadrës së LA po i kërkojnë vetë problemet. Sidomos nëse shkojnë të marrin kartonë të kuq po aq naive sa ai që mori Martin Caceres në ndeshjen ndaj Houston.

Mbrojtësi, i ndëshkuar më parë me karton të verdhë, shkoi t’i thoshte diçka arbitrit në minutën e 62′, teksa ai po bënte rishikimin në VAR. Arbitri nuk u mendua fare, kartoni i dytë i verdhë e përjashtim për ish-mbrojtësin e Fiorentinës. Kartoni i kuq është i drejtë, dhe në të vërtetë është një naivitet i mbrojtësit. Rregullorja shpjegon se lojtari nuk mund të futet në zonën e rishikimit në fushë, nëse arbitri po shikon monitorin. Caceres e bëri këtë dhe u përjashtua, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. E Los Angeles Galaxy humbi 3-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *