• |
ide | kryesore

Sarri rindez polemikat me Juventus në konferencë për shtyp: “Arbitri na penalizoi ne”

-Instant, Sport
sARRI



Pasi siguroi vendin e dytë me fitoren ndaj Juventus, bardhekaltrit e Lazios shkojnë në Spezia në kërkim të pikëve të tjera për Champions League. E megjithatë, ndeshja kundër bardhezinjve është ende në fokus në konferencën për shtyp të vigjiljes së trajnerit Maurizio Sarri: “Kulmi është se ne u larguam nga takimi me ndjesinë se ishim të penalizuar. Goli i pësuar është i parregullt, Rabiot godet Provedel. Një lojtar kundërshtar duhej të merrte 3-4 kartonë të verdhë. Faulli mbi Zaccagni pastaj e flasim, fillimi i kontaktit është në vijën e zonës së rreptësisë. Është një problem i Rocchi, nesër do të jetë Irrati, ai është një arbitër i mirë”.

PËRQENDRIMI TE SPEZIA

Nga Juve te Spezia dhe ëndrra për t’u kualifikuar në Champions League po bëhet gjithnjë e më konkrete: “Aftësia për të rivendosur dhe për të qëndruar i motivuar përballë çdo rezultati është pjesë e sportit. E nesërmja do të jetë e vështirë, në fushën e Spezias nuk është e lehtë. Ata kanë humbur një herë në 6 ndeshjet e fundit. E herën e fundit kanë mundur Interin në shtëpi. Nesër do të ketë shumë rreziqe. Spezia është një skuadër agresive dhe në atë fushë, më e vogël dhe me shikuesit afër, intensiteti është më i madh. Nëse nuk je në 100%, bëhet e ndërlikuar”, tha Sarri.

Pas suksesit ndaj bardhezinjve, Sarri nuk dëshiron të humbasë përqendrimin dhe mundohet të mbajë tensionin lart: “Ndeshja më e rëndësishme është ajo e nesërmja. Kjo është ndeshja klasike në të cilën në të kaluarën kemi qenë mendjemëdhenj dhe të vetë-mjaftueshëm. Ndeshja e nesërme do të më gëzonte për rritjen e mentalitetit. Ajo e nesërmja është një Paris-Roubaix, plot me gracka”.

Lexo më tej: Video/ Juventus dorëzohet para Zaccagni: Lazio fiton në Olimpico e mbron vendin e dytë

ËNDËRRA CHAMPIONS E FORMACIONI

“Jemi të fokusuar te kampionati. Është një nga momentet vendimtare të sezonit, nuk mendoj se ka kuptim të harxhosh energji. Të mendosh se jemi në nivelin e Champions League është e pavend. Kampionati na hap perspektiva, por duhet të mendojmë vetëm për Spezia. Teoria është betejë pas beteje, kushdo që mendon për mëngjesin e së shtunës i ka ikur mendja”.

Më pas disa indikacione për formacionin dhe një batutë për merkaton: “Imobile duket në rritje. Ka dy javë që po stërvitet vazhdimisht, por nuk është 100%. Të shohim nesër sa mund të na japë. Vecino ka problem në gju, po e shqetëson prej shumë kohësh.” Do t’i nënshtrohet 3-4 ditë trajtimi, pastaj të shohim nëse mund të shërohet. Cataldi po bëhet specialist në atë rol. E ardhmja e Pedro? Ai duket shumë i bindur për të qëndruar te Lacio”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *