• |
ide | kryesore

Juventus, pak orë nga vendimi: linja difensive e skenarët e mundshëm

-Instant, Sport
Juventus



Pas pak orësh do të mësohet renditja e vërtetë e Juventus në Serie A, pa marrë parasysh linjën tjetër të hetimeve. Të mërkurën e datës 19, ora 14:30, në Sallën e Nderit të Coni, Kolegji i Garancisë do të zhvillojë seancën për ankimimin e paraqitur nga bardhezinjtë. Çështja e fitimeve kapitale i shkaktoi zbritjen e 15 pikëve në renditje bardhezinjve, që nesër mund t’i rikthehen. La Gazzetta dello Sport ka rindërtuar historinë me skenarë të mundshëm dhe linjat mbrojtëse të Juventus.

Avokatët e klubit do të fokusohen tek “shkelja e rregullave të të drejtës”. Me pak fjalë, gjyqi nuk mund të rihapej pas arkivimit të dyfishtë të një viti më parë. E për më tepër mosmarrëveshjet për të cilat janë dënuar, janë të ndryshme nga akuza origjinale. Ndaj, vetë Juventus pretendon se nuk ishte në gjendje të mbrohej, duke kaluar nga 15 transaksionet e inkriminuara, në ekzistencën e një “sistemi mashtrues”.

Tre skenarët e mundshëm:

1) Refuzimi i ankimimit të Juventus dhe konfirmimi i vendimit -15 të vendosur nga Gjykata Federale e Apelit.
2) Pranimi i ankimimit të Juventus dhe anulimi i -15 nëse konstatohen gabime formale, ose procedurale, në formimin e dënimit në shkallët e mëparshme të gjykimit.
3) Referimi në Gjykatën Federale të Apelit për të korrigjuar çdo defekt të evidentuar nga Kolegji i Garancisë për të rishqyrtuar procedurën. Kështu, do të arrihet në një dënim të ri dhe motivacione të reja, të cilat mund të nënkuptojnë një riformulim të dënimit në terma të ndryshëm. Në rastin e fundit, 15 pikët do të ktheheshin në pritje të shpalljes së re.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Juventus mendon hipotezën e marrëveshjes: gjithçka varet nga ankimimi ndaj -15

Rreziku nga UEFA

Në çdo rast, vijon Gazzetta dello Sport, vendimi është rezultat edhe i asaj që do të ndodhë për pagat/marrëdhëniet e paligjshme me menaxherët. Fija tjetër e hetimit, ajo për të cilën ka rrezik konkret të referimit për Juventus dhe disa prej drejtuesve dhe ish-drejtuesve të saj. Një rishkrim me ulje i dënimit minus 15 dhe një marrëveshje për pranimin e fajësisë për çështjen e pagave, përkundrazi, mund t’i lejojë Serie A një muaj të fundit pa të panjohura. Së fundi, UEFA, tani për tani është në pritje të ngjarjeve. Por këtu mund të shtohet një tjetër front i pranverës përvlësuese të futbollit italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *