• |
ide | kryesore

Met Gala 2023/ Tema, të ftuarit dhe mikpritësit

-Instant, Paparazzi, Slider
Met Gala



Gjithçka që dihet deri më tani për Met Gala 2023.

Tema e Met 2023 do të nderoj të ndjerin Karl Lagerfeld.

 

Këtë pranverë, Met Gala do të rikthehet të hënën e parë të majit, kremtimi vjetor i ekspozitës së ardhshme të Institutit të Kostumeve, e cila, për vitin 2023, do të përqendrohet rreth të ndjerit Karl Lagerfeld. Këtë vit, ajo bie të hënën më 1 maj. Sipas një njoftimi nga muzeu, tema do të jetë “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”. Met e konfirmoi lajmin në një prezantim për shtyp gjatë Javës së Modës në Paris në shtator dhe, së fundmi, njoftoi se tema e gala do të ishte “për nder të Karl”.

Karl Lagerfeld
VITTORIO ZUNINO CELOTTO//GETTY IMAGES

Dizajneri legjendar u nda nga jeta në vitin 2019, në moshën 85-vjeçare. Ai ishte një nga dizajnerët më të frytshëm të modës të të gjitha kohërave. Karl ka udhëhequr disa prej shtëpive më të mëdha të modës në botë, duke përfshirë Fendi, Chanel dhe labelin e tij adash. Të tre prej të cilave ai qëndroi si drejtor krijues deri në vdekjen e tij.

Ekspozita do t’i nderojë gjenialitetin. Më poshtë, do tw gjeni gjithçka për Met Gala 2023. Nga tema dhe mikpritësit, deri tek kush do të ecë në ato shkallët e famshme.

ÇFARË ËSHTË MET GALA?

Met Gala, e cila njihet edhe si Përfitimi i Institutit të Kostumeve ose si Met Ball, është një ngjarje bamirësie që mbahet në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork çdo pranverë dhe gjithmonë përbën një nga ngjarjet më emocionuese të modës.

Met Gala
JOHN SHEARER//GETTY IMAGES

I quajtur shpesh si ‘Oscars of Fashion’, eventi tërheq emrat më të mëdhenj të listës A, të cilët do të vishen sipas një teme të caktuar, zakonisht me krijime të personalizuara nga stilistët më me ndikim në botë. Në vitet e mëparshme, të ftuarit janë veshur me temat e ‘punk’, ‘kamp’ dhe ‘trupave qiellorë’, ndërsa ka pasur edhe evente që kanë bërë homazh për stilistë të veçantë, duke përfshirë Alexander McQueen dhe Rei Kawakubo.

Ball tenton të mbledhë miliona për Institutin e Kostumeve në Met, i cili mban një ekspozitë vjetore shoqëruese, përmes shitjes së biletave, të cilat blihen nga stilistë dhe marka. Biletat kushtojnë rreth 35,000 dollarë secila, me tavolina që variojnë nga 200,000 deri në 300,000 dollarë.

RABBANI AND SOLIMENE PHOTOGRAPHY//GETTY IMAGES

CILA ËSHTË TEMA MET GALA 2023?

Tema e ekspozitës së këtij viti do të jetë “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”, për të cilën Andrew Bolton, kuratori i Met, shpjegoi se nuk do të jetë një retrospektivë e drejtpërdrejtë, por do t’i bëjë homazh veprës së jetës së tij në një mënyrë unike.

Karl Lagerfeld
FRANCOIS DURAND//GETTY IMAGES

SI DO TË INTERPRETOJNË TË FTUARIT TEMËN MET GALA 2023?

Është gjithmonë e vështirë të thuhet se si dizajnerët dhe të famshmit do ta interpretojnë temën. disa do të zgjedhin t’i bëjnë referencat shumë fjalë për fjalë dhe të tjerët do të jenë më delikate. Por, si një prej stilistëve më të njohur dhe më të dashur të të gjitha kohërave, mund të presim që kjo të jetë emocionuese për shumë njerëz që ecin në tapetin e kuq, të cilët do të festojnë një mik dhe koleg.

Një mënyrë e qartë për t’i bërë nderim stilistit do të ishte të vishte një nga krijimet e tij, duke zgjedhur një pjesë  nga një prej shtëpive për të cilat ai projektoi; duke përfshirë Chloé, Chanel, Fendi, Jean Patou ose me të vërtetë diçka nga koha kur ai punoi nën Pierre Balmain.

STEPHANE CARDINALE – CORBIS//GETTY IMAGES

Gjithsesi ka pasur një tendencë në rritje për vintage në tapetin e kuq të Met Gala vitet e fundit. Kjo pasqyron atë që ka ndodhur në tapetin e kuq në përgjithësi, por është veçanërisht interesante për t’u dëshmuar në Met Gala, e cila tradicionalisht ka parë stilistë që krijojnë fustane me porosi bazuar në temën e vendosur.

Vintage

Vitin e kaluar, në mënyrë shumë të paharrueshme (dhe mjaft të diskutueshme), Kim Kardashian veshi një fustan që dikur i përkiste Marilyn Monroe, por ajo nuk ishte e vetmja. Emily Ratajkowski kishte veshur Versace vintage, Emma Stone ri-vishI fustanin e saj të nusërisë Louis Vuitton, ndërsa Amber Valletta zgjodhi një dizajn të viteve 1980 nga Azzaro.

Kim Kardashian

Kjo temë e veçantë e Met Gala duket shumë e përshtatshme për një moment vintage. Pra, ndoshta mund të presim që shumë nga të ftuarit të marrin diçka nga arkivi i Lagerfeld për të veshur për mbrëmjen. Sigurisht,që do të jetë tabu të veshësh ndonjë gjë shumë të vjetër apo delikate, një mësim që Kardashian e mësoi në rrugën e vështirë pasi raportohet se dëmtoi fustanin vitin e kaluar dhe ndjeu reagimin e ashpër.

Por, veshja vintage nuk do të jetë një opsion për të gjithë, dhe shumë stilistë pa dyshim do të jenë të prirur t’i bëjnë nderimet Lagerfeld në mënyrën e tyre, duke e vënë në dukje atë për të cilën ai është më i njohur. Mund të shohim ri-interpretime të disa prej modeleve më të paharrueshme të Karl, ndërkohë që mund të ketë edhe disa referenca të qarta për disa nga momentet e tij më të diskutueshme, ose ndoshta për stilin e tij personal dhe atë të maces së tij të dashur, Choupette.

KUSH DO MARRË PJESË NË MET GALA 2023?

Edhe pse lista zyrtare e të ftuarve nuk do të zbulohet kurrë e plotë, muzeu ka njoftuar se kush do të jetë bashkë-kryesues i galasë së këtij viti.

Sipas një njoftimi të fundit, Dua Lipa, Michaela Coel, Penelope Cruz dhe Roger Federer do të jenë bashkëkryesues të ngjarjes.

Dhe, numri i fundit i American Vogue sinjalizon gjithashtu disa të dhëna se kush do të marrë pjesë. Si një festë e Met Gala, numri i bën homazh Karl Lagerfeld me kopertinë me 10 modele me të cilat ai pëlqente më shumë të punonte, të cilat janë xhiruar nga 10 stilistë të ndryshëm, të gjithë të frymëzuar nga Lagerfeld.

Anok Yai, Shalom Harlow, Kendall Jenner, Liu Wen, Adut Akech, Natalia Vodianova, Naomi Campbell, Amber Valletta, Gigi Hadid dhe Devon Aoki shfaqen në kopertinë dhe për këtë arsye me shumë mundësi do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe.

©LAPSI.AL
Marrë nga Harper’s Bazaar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *