• |
ide | kryesore

9 të vrarë në Serbi/ Rama: Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, popullin dhe autoritetet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i mitur, 14 vjeçari K. K., rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm qëlloi me armë në drejtim të tyre, ku gjithashtu ka plagosur rëndë mësues dhe nxënës të tjerë.

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Rama në një postim në Twitter.

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dyshohet se ai ka marrë armën e babait herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollën“Vladislav Ribnikar”.

Sipas informacioneve, ai fillimisht ka debatuar me rojën e sigurisë së shkollës, ka nisur ta sulmojë dhe më pas e ka qëlluar me gjakftohtësi. Më pas ai ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit.

Nuk dihen ende motivet të cilat e kanë shtyrë adoleshentin të kryente këtë masakër brenda ambienteve të shkollës fillore, ku ishte regjistruar.



2 Comments

  1. Kurve burre… ne fakt ti sje burre..Ketu u vrane 3 gra ose me sakte nena dhe ju nuk ndijuat te benit nje ngushellim.
    Servil

  2. Ti GoGo je shume gabim. Rama ka thene se i ka kusherinj serbet, ndersa keto grate shqiptare

    apo Havzi Nelen qe i ati firmosi per ta varur ne litar nuk i ka gje. Ata i ka sa per tu marre taksat

    per tu shembur shtepite, per ti futur ne burg ddhe per ti larguar nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *