• |
ide | kryesore

Berisha e mohon: Nuk po bëj lobim, por hetim në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha e mohon që të jetë duke kryer lobim në SHBA. Kontratën me lobistin Charles R. Black të zbuluar pak ditë më parë thotë se e ka firmosur për të sqaruar shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për lobim, por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pa asnjë pagesë.

“Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit.

Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit. Ky është republikan dhe në fund ka qenë shef strategjist i McKain. Ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, – tha Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Pak ditë më parë u zbulua se kompania e lobimit “PRIME Policy Group” kishte pajtuar një klient të ri, Sali Berishën. Lajmi u bë publik pas një shkrimi në Politico. Gjëja e parë që të bie në sy në kontratë është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, çka do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

Drejtuesi i kompanisë lobiste amerikane PPG është Charles R. Black Jr., ai rezulton se ka punuar këshilltar në fushata elektorale për disa ish-presidentë amerikanë, duke nisur me Reganin, Bushët, kandidatin McCain etj. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Ca u be me ate gjyqin “Sali Berisha nga Vucitoli kunder Departamentit te Shtetit Amerikan ne Paris”?!

    U fitua apo jo?

  2. Sa e duan kete palacon.
    Te gjitha sherbimet ja bejn falas.
    Edhe ai avokati francez pa leke ja beri gjyqin qe fitoj sala, ne france.
    Edhe fushatën pa leke.
    10 Badigardet pa leke.
    Stadiumi pa leke.
    Sallat neper qytete pa leke.
    Lart e poshtë neper shqiperi me nga 30 makina, pa leke.
    Me pak llafe Saliu i bika QYLIT.

  3. Te mesuar me udheheqesit ballkanik te korruptuar e sidomos duke pasur parasysh te
    superkorruptuarin Rama , amerikanet nuk mund ta besonin qe gjendet nje njeri qe ka
    pasur cdo gje ne dore dhe nuk ka perfituar asgje pervec pages. Ata menduan se
    Berisha do jete si te tjeret dhe pas nongrates do futi bishtin nen shale e do largohet.
    Ata rane pre e mashtrimeve te Rames . Me Berishen deshtuan te provonin qofte edhe
    nje fakt apo prove te vetme, sepse berisha kishte nje arme shume te fuqishme, me te
    fuqishme edhe se vete Amerika-kishte te verteten. Prandaj edhe populli opozitar
    nuk po mbron Berishen por po mbron te verteten. Prandaj me gjithe respektin,
    dashurine dhe mirenjohjen per Ameriken, shpifjet per Berishen si i korruptuar nuk i
    ka besuar askush ne Shqiperi dhe repekti dhe reputacioni i Berishes vecse eshte rritur
    pas nongrates amerikane.

  4. ahahaha e hapi thesin, po e ben falas thot, amerikanet as per familjen e tyre nuk e bejn falas. Sa lek paske pator o Sale, qija ropt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *