• |
ide | kryesore

Video/ Inter i pamëshirshëm me Veronën: Lazio kthehet e dyta, ngecin Milan e Roma, jashtë Champions

-Instant, F1, Sport, Video
Lazio



Një mesjavë e komplikuar për Roma e Milan që e shohin veten, e para jashtë Champions dhe e dyta jashtë Europës. Dy barazime për Mourinho e Pioli, që shohin të parakalohen nga Inter. Zikaltrit u treguan të pamëshirshëm në transfertën e Veronës me një 0-6 të diktuar nga dygolëshat e Dzeko e Lautaro. Fitore edhe për Lazio, që kthehet e dyta, duke lënë pas Juventus, falë 2-0 ndaj Sassuolo.

Lexo më tej: Video/ Vlahovic zhbllokohet e vendos ndeshjen: dy gola të anuluar e shumë vuajtje për Juventus ndaj Lecce

LAZIO 2-0 SASSUOLO

Misioni i realizuar për Lazio, që mundi 2-0 Sassuolo, në javën e 33 të Serie A. Kështu, bardhekaltrit e shtyjnë festën e titullit për Napolin për nesër, nëse të paktën barazojnë në Udine. Lazio mori sërish vendin e dytë, duke kaluar para Juventus. Felipe Anderson zhbllokoi ndeshjen (15′) pas një veprimi fantastik të Marcos Antonio. Pastaj në kohën shtesë (92′) Basic dyfishoi shifrat, për t’i dhënë teknikut Sarri suksesin e 150 në Serie A në karrierën e tij. Sassulo tentoi disa herë të kërkonte golin e barazimit, por u dorëzua para fatit të keq dhe traversës së goditur nga Frattesi. Topi kalon tashmë te Napoli, që në rast barazimi në Udine do të kurorëzohet për herë të tretë kampion i Italisë.

VERONA 0-6 INTER

Gjithçka e lehtë për Inter, që mundi 6-0 Veronën, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Vendi i katërt vetmitar për zikaltrit, përpara Milan dhe Romës. Në Bentegodi kishte ndeshje vetëm për gjysmë ore, deri në autogolin e bujshëm të Gaich, që befasoi portierin e tij Montipò (31′) në një goditje me kokë në zhytje. Më pas, në harkun e një minute, mes 37′ dhe 38′, Inter mbylli ndeshjen me Calhanoglu dhe Dzeko. Boshnjaku gjeti golin që i mungonte që nga 4 janari. Në pjesën e dytë pati lavdi edhe për Lautaro Martinez (55′ dhe 92′) dhe për dygolëshin e sulmuesit boshnjak (61′). Hellas mbetet e treta nga fundi së bashku me Spezia.

MILAN 1-1 CREMONESE

E bujshme në San Siro, me Milan që barazoi 1-1 ndaj Cremonese, që i shkoi fare pranë goditjes. Pas një goli të anuluar të Saelemaekers në fillim, ndeshja u zhbllokua nga goli i Okereke në minutën e 77′. Vetëm në minutën e tretë shtesë Messias shënoi golin e barazimit, duke shmangur humbjen e kuqezinjve. Pioli megjithatë rrëshqet nga jashtë zonës Champions League e madje Europës, të parakaluar nga Inter dhe Atalanta. Cremonese ngjitet në kuotën e 21 pikëve, duke mbërritur në -6 nga shpëtimi.

MONZA 1-1 ROMA

Roma përplaset me Monzën dhe humbet të tjera pedina të rëndësishme të skuadrës në funksion të garës për vendin e katërt dhe finalen e Europa League. Përfundoi 1-1 në stadiumin U-Poëer, me golin e El Shaarawy (24′) i fshirë nga goli i barazimit i Caldirola (39′). Problemet më të mëdha për verdhekuqtë erdhën në pjesë e dytë. Mou humbi egjiptianin nga një problem muskulor dhe ndaj Interit nuk do të ketë as Celik, të përjashtuar në finale për një naivitet. Tani Roma është e pesta, -2 nga zikaltrit.

Italy Serie A

AC Milan 1-1 Cremonese
Lazio 2-0 Sassuolo
Monza 1-1 Roma
Verona 0-6 Inter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *