• |
ide | kryesore

Zgjedhjet vendore/ Berisha njofton mitingun përmbyllës: Më 12 maj në sheshin Nënë Tereza

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një takim në Has, ai ka ftuar shqiptarët më 12 maj, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Berisha ka ftuar qytetarët për të festuar atë që ai e quan fitoren e datës 14 maj.

“Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri. Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj.

Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.

Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores.

I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli.

Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël.

Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.

Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”-tha Berisha.



7 Comments

  1. Te humbi erion veliaj ne tiran dhe ajo kurva greke (bejleri pseudo grek me llagap turk) ne himare se te dy jane antishqiptar . te tjerat le te dalin si te duan mjafton qe antishqiptaret te marrin gjysmen e lekut .

  2. Po nuk iku Sala nga PD aq me shume do e hani, edhe me keq kur ne krah ka Liken, qe te kete ndryshim qe te humbi Rama, duhet te mbeshtetej Alibebaj, edhe jo ti ndani votat si feta buke

  3. Like floriri do dali me i fituari ne kete muhabet. Sala ka ven kandidatet ndersa Likja kerkuar keshillat bashkiak. Nga kandidatet e Sales po fitoi njeri, do jet sukses. Ndersa Like floriri do marri proporcionalisht vende ne keshillat bashkiak me votat qe do hedhin demokratet per Saliken. Sala do vetem shifra dhe Like floriri do marri vende ne keshillat bashkiak me votat e demokrateve kur nderkoh elektorati I vet ka ngel 1% .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *