• |
ide | kryesore

“I çmenduri” merr drejtimin e dy herë kampionëve të botës: Bielsa, eksperienca e tretë me një Kombëtare

-Instant, Sport
Bielsa



Marcelo Bielsa do të jetë trajner i një Kombëtareje për herë të tretë. El Loco është gati për një aventurë të re në Amerikën e Jugut. Uruguai ka vendosur t’i besojë pankinën Loco Bielsa. Për trajnerin argjentinas projektohet eksperienca e tretë në stolin e një kombëtareje pas Argjentinës dhe Kilit. Detyra e Loco Bielsa është të rinovojë një kombëtare që ka ende profile të rëndësishme si Federico Valverde i Real Madrid apo Darëin Núñez i Liverpool. Bielsa duhet të drejtojë Celeste në Kupën e Amerikës 2024 dhe deri në fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Kreu i Federatës së Futbollit të Uruguait, Jorge Casales deklaroi: “Marrëveshja është mbyllur në distancë, edhe pse ende nuk është nënshkruar sepse ai nuk është në këtu”. Megjithatë, nënshkrimi pritet në ditët në vijim me një takim mes palëve në Montevideo. Ndeshja e parë zyrtare e argjentinasit si trajner i Uruguait është planifikuar për në qershor.

NË DREJTIMIN E NJË KOMBËTARE

Bielsa nuk është i ri në pankinën e një ekip kombëtar. Në vitin 1998 ai u bë trajner i Argjentinës, të cilën e drejtoi gjatë Kupës së Botës 2002 dhe Kupës së Amerikës 2004, ku arriti në vendin e dytë pas humbjes nga Brazili me penallti. Në të njëjtin vit argjentinasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Në vitin 2007 më pas vendosi të largohej nga Albiceleste dhe të transferohej në pankinën e Kilit deri në vitin 2011. Me pak fjalë, nuk është diçka e re për Marcelo Bielsa, që do të përpiqet të rikthejë Uruguain në majë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *