• |
ide | kryesore

Sarandë/ Plagosen me thikë dy persona, shpallet në kërkim autori

Lajme, Të fundit
Himarë, 55-vjeçari goditet me sende të forta në kokë



Dy persona kanë mbetur të plagosur në Sarandë. 54-vjeçari Edmond Sulo ka marrë dy goditje, në kokë dhe poshtë sqetullës.

Sulo po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e “Stefan Mekshi” të Sarandës. Sakaq, sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një 62-vjeçar. Të dy ndodhën jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka identifikuar autorit dhe e ka shpallur në kërkim.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *