• |
ide | kryesore

Denoncimi i ish-tenistes Sara Ventura: “Trajnerët donin të më futeshin në shtrat, më dënonin se nuk pranoja”

-Instant, Sport
Ventura



Sara Ventura ka fituar 15 tituj italianë, por ka braktisur plotësisht botën e tenisit. Sot që është 47 vjeç dhe është një sipërmarrëse e suksesshme, ka vendosur të tregojë arsyet e largimit të saj nga sporti. Ventura ka shpjeguar përse nuk ka prekur më kurrë një raketë në jetën e saj. Në prag të publikimit të librit të saj të dytë, ish-tenistja ka treguar shumë detaje për Vanity Fair. Në veçanti, ajo tha se ka “pësuar abuzime të të gjitha llojeve” nga trajnerët e saj që në moshën 13-vjeçare.

ABUZIMET E TRAJNERËVE

Ish-lojtarja rrëfeu: “Ndonjëherë, në transferta, ndaja dhomën me trajnerin. E bëja për të kursyer para, por duhej të kisha kujdes, që gjatë natës, gjithçka të shkonte mirë”. E kur intervistuesja Nina Verdelli e pyeti nëse ajo ka pësuar edhe abuzime seksuale, ajo është përgjigjur “po, disa herë”, por kur trajneri i shkonte në shtratin e saj, ajo e dëbonte. Më pas ajo shtoi se kishte folur për këtë me tenistet e tjera që thoshin: “Po, kështu funksionon. E kemi kaluar edhe ne” dhe mësoi të flinte me raketën afër.

DËNIMET

Sara Ventura bëri edhe një shembull konkret se çfarë mund të ndodhte pas një “jo” ndaj një trajneri: “Ditën pas një prej tentativave të futjeve të natës, po luaja një ndeshje në kampionatet evropiane. Po fitoja 5-2 dhe i lejova vetes të godisja topin e parë të shërbimit fort. Ishte me rrezik, por isha e vetëdijshme se, nëse gaboja, kisha mundësinë e dytë. Fatkeqësisht, gabova. Trajneri u ngrit në këmbë dhe më bërtiti: ‘Kokë k*re, të nis në shtëpi me shkelma byt*ëve’. E thënë e bërë: e fitova atë ndeshje, por ai nuk më lejoi të luaja për pjesën tjetër të javës”. Ndër dënimet e shumta që mund të vuaje, ishte, për shembull, fakti që duhej të stërviteshe në beton në një periudhë në të cilën duhej të garoje në dhe, ose mosregjistrimi për ndonjë turne.

NDJESIA E DËSHTIMIT E PSIKOANALIZA

Sara Ventura sot është shumë e inatosur për atë që i ka ndodhur dhe nuk ka asnjë dyshim. E pyetur nëse mendon se disa trajnerë i kanë kompromentuar karrierën e saj, ajo përgjigjet: “Isha e aftë: kisha talentin, fizikun, pasionin. Mendohej të arrija mes 100 më të mirave në botë deri në moshën 30-vjeçare. Nuk ia dola, hoqa dorë nga gjithçka. Nuk preka më raketë. M’u deshën vite psikoanalizë për ta përpunuar këtë dështim”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *