• |
ide | kryesore

I morën 28 mijë euro përmes mashtrimit një çekeje, arrestohen 2 persona

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në pranga në Cërrik. Ata mësohet se përmes mashtrimit kanë arritur që t’i marrin një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë eurosh.   Në pranga kanë rënë 41-vjeçari M.B., dhe 35-vjeçari E.F. Ndaj tyre është ekzekutuar masa e sigurisë, arrest me burg. Të dy akuzohen për veprën penale mashtrimi.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur që t’i marrin çekes V.R shumën 28 mijë euro. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro cash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *