• |
ide | kryesore

“Kur luajmë në fushë 11 lojtarë jemi ne, 11 lojtarë ata”: Laçi jep sinjalin e alarmin për Moldavinë

-Instant, Sport, Video
laçi



“Ekipi ynë ka shumë eksperiencë dhe shumë lojtarë të rinj, që do të jenë e ardhmja e Kombëtares. Ekipi i ka të gjitha, nuk na mungon asgjë. Ne do të japim maksimumin në këto 7 ndeshje, që nga sfida me Moldavinë. Shpresojmë të jetë fillimi i mbarë i një rruge të gjatë”. Qazim Laçi sheh larg në mundësitë e kombëtares në kualifikueset e Euro 2024. E megjithatë asgjë nuk është e thjeshtë, pavarësisht se në letër luhet kundër dy rivalëve më të dobët të grupit.

Mersfushori ka tjetër mendim në fakt, duke i rënë një sirene alarmi që duhet dëgjuar nga të gjithë: “Në mendimin tim, sot për sot nuk ka ekipe të dobëta dhe të forta. Të gjithë jemi njësoj – tha Laçi -. Kur luajmë në fushë, 11 lojtarë jemi ne, 11 lojtarë ka edhe skuadra tjetër. Ne jemi gati, kemi lojtarë me eksperiencë nga të gjitha kampionatet më të mira në botë. Dhe do të bëjmë maksimumin tonë. E kemi për detyrim, sidomos në ndeshjen e parë në shtëpinë tonë, që ta fitojmë patjetër”.

Lexo më tej: Muçi, sfida me gola e Uzunit e eksperiencën e Sadiku-Cikalleshit: “Duam të arrijmë në Europian”

MENDJA TE PUSHIMET?

Periudha është disi delikate sepse është fundi i sezonit dhe dëmtimet e shumta e japin qartë idenë. E megjithatë, kjo vlen për të dy skuadrat dhe Laçi nuk fshihet, pa menduar për pushimet. “Nuk besoj se lojtarët e kanë mendjen te pushimet, pasi jemi profesionistë. Jemi mësuar në këtë situatë. Nuk është hera e parë për ne. Do të japim maksimumin për të fituar dy ndeshjet e radhës. E fokusi ynë është ndeshja me Moldavinë”. “Presion jo, por dëshira e të gjithë lojtarëve është që të ecim sa më lart me ekipin kombëtar. Edhe me futbollistët e tjerë me më shumë eksperiencë, Cikalleshi e Sadiku, të cilët na ndihmojnë shumë”.

https://www.youtube.com/watch?v=AXK7e8YZ34M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *