• |
ide | kryesore

Si mund ta ndihmojë Rama, Kurtin

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Prishtinës, në çastin e fundit, u shit si një klithmë dëshpërimi e Edi Ramës, për ta shpëtuar Albin Kurtin, e bashkë me të edhe Kosovën nga një ndëshkim i pa precedent ndërkombëtar. Kryeministri pohoi se nuk kishte kuptim që, në kushtet e një krize të thellë me aleatët tanë perendimorë, të dy qeveritë të zhvillonin një paradë propagandistike, për të krijuar “një pasqyrë të reme”, në raport me rrezikun e sanksioneve që po i qëndronin Kurit si shpatë Demokleu mbi krye. Ai tha se marëveshjet në bujqësi e blektori mund të prisnin, por kriza emergjente në asnjë mënyrë…   

Pra, pyetja e thjeshtë që lind pasi dëgjon këto argumeta është se si mund ta ndihmonte Edi Rama, Albinin? Ç’mund ti thoshte ai më shumë sesa Escobari, Lajçaku apo Borelli? Ç’mjet ka ai në duar që nuk e disponojnë Brukseli apo Uashingtoni? Si mund ta bindte ai për t’i lëshuar më shumë pe banditëve të Vuçiçit në veri, apo të nënshkruante një model asocacioni më të favorshëm për serbët, kur këtë refren Albin Kurti po e dëgjon përditë nga qendrat e politikbërjes botërore? 

LEXO ME TEJ:

Anullimi i takimit/ Rama thellon krizën duke goditur Kurtin

Vështirë të imagjinosh që shefi i qeverisë sonë të ketë në duar një shkop magjik që ne nuk e dimë. Por edhe nëse duam ti besojmë kësaj aftësie për të prodhuar mrekulli, pse Rama nuk e ushtroi atë? Pse ai nuk e pranoi kundërpropozimin e homologut kosovar, që ta bënin njëri pas tjetrit edhe takimin e ngushtë, për të zgjidhur krizën edhe atë të madhin e parashikuar të mbledhjes mes dy qeverive? 

Nëse kishte një mundësi minimale për të dhënë mbështetje ai duhet ta provonte me çdo çmim.

Këto hipoteza kanë një spjegim të thjeshtë. Ramës i voliste anullimi dhe jo takimi. Ai e bojkotoi mbledhjen e parashikuar të kësaj të mërkure, jo për t’a ndihmuar, por për ta goditur Albinin. 

Mesazhi që ai dha është i qartë: “me Kurtin është e pamundur të debatosh, të negociosh dhe të mirkuptohesh, prandaj nuk u bëmë dot bashkë”. 

Fatkeqësisht është i njëjti refren që përsëritet prej disa kohësh nga Aleksandar Vuçiç. Edhe presidenti serb nuk lë rast pa shfrytëzuar për të thënë se kompromisi, me një ekstremist në krye të qeverisë së Prishtinës, është i pamundur. 

Pra, për arsye të njëjta, apo të ndryshme edhe në Beograd edhe në Tiranë, po kërkojnë në rastin më fatlum, eleminimin e Albinit nga skena, dhe në skenarin minimal, zbehjen e fuqisë së tij negociatore.    

Analiza e Foeign Policy: Ku po gabon Blinken me Kosovën! 

Kjo tendencë e dytë, pra roli i Ramës për të dobësuar rezistencën kokfortë të liderit të Vetvendosjes, shihet qartë edhe në notat apokapiptike me të cilat ai pikturon krizën aktuale. Po të vëzhgoje fjalorin e kryeministrit në konferencën për shtyp, ku ai shpalli bojkotimin e takimit dypalësh, ai qe i frikshëm. Ai foli për çarje dramatike të Kosovës me perëndimin, për kurs përplasjeje me aleatët, për sosje të durimit të tyre, për pasoja të një dëmi afatgjatë, madje shkoi deri aty sa ta fajësojë Albin Kurtin për prishje imazhi të mbarë kombit shqiptar.

Po të krahasohet ky përshkrim i gjendjes në krahasim me atë që bëjnë edhe aleatët perendimorë më të guximshëm, fjalori i Ramës është ku e ku më fshikullues dhe i ashpër ndaj homologut të tij kosovar. Qëllimi është sërish i njëjti. Dobësimi i forcës negociuese të Kurtit përballë Serbisë. Dhe nuk ka mjet më të mirë për ta tentuar këtë sesa krijimi i një gololi imagjinar, tejet me ekstrem sesa ndëshkimet që do e presin Prishtinën, nëse nuk vendos ti përgjigjet me “Yes” kërkesave të ndërkombëtarëve për ti bërë lëshime Vuçiçit. Të gjithë e kuptojnë, Rama i pari, se një lider që ndodhet përballë presionit publik, mund tërhiqet më lehtë. Pikërisht këtë po reket të arrijë ai me tonet alarmiste dhe me aktet drastike që ka ndërmarrë.    

Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për asocacionin 

E vetmja gjë ku kryeministri shqiptar ka të drejtë është konstatimi se situata aktuale ka krijuar një krisje apo një krizë (gjithësësi jo me hiperbolizimin që e përshkruan ai), mes aleatëve të saj dhe qeverisë Kurti. Por në këtë krizë roli i shefit të qeverisë shqiptare është afër zeros, madje edhe nëse ai do kishte qëllime të pastërta për të ndihmuar. 

I vetmi njeri që e ka zgjidhjen në dorë është Albin Kurti. Ai ose mund të tërhiqet duke i dhuruar çlirimtarëve të Kosovës favoret që ata i kërkojnë në emër të Vuçiçit ose ti përgjigjet atyre me një “Jo” të prerë, duke shkaktuar një krizë. Në këtë rast, nisur nga pesha apo thellësia e sanksioneve që mund të vinin, ai do ishte i detyruar të provokonte zgjedhje të parakohshme për të matur legjitimitetin e vendimeve te reja, për të cilat nuk është votuar dy vite më parë. Dhe kështu ai mund ti jepte edhe Edi Ramës një mundësi: atë për t’u përfshirë në fushatë elektorale përkarah atyre forcave që kanë dëshmuar edhe në të shkuarën se janë më të prirura për ti bërë lëshime Serbisë. Por, as këtu, nuk do qe Edi që do ndihmonte Albinin, por ky i fundit që do i ofronte Ramës mundësinë për të bërë politikën që do.  

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

    Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

    1. Rama mund ta ndihmojë Kurtin, duke u bërë thirrje Europës dhe ShBA , që të ndërhyjnë për lirimin e 3 policëve trima kosovarë të rrëmbyer nga frikacakët dhe burracakët policë serbë.
      Sepse trimi Albin ju ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, por këta po i thonë, shko i liroji vetë policët e tu.
      Mbase ju trimat e smarfonit, po e lini për një çast mënjanë paisjen që keni në dorë, ku tregoni trimërinë, dhe po merni ndonjë gjë tjetër në dorë dhe jo vetëm që ti çlironi policët kosovarë, por të vini në Prishtinë me nja 10 policë serbë të rrëmbyer nga ju.
      – Hani mut ju dhe trimi Kurti. Me këtë rast e pa, se pa SHBA dhe Europën, Serbia tall koqet ditën për diell me Kurtin dhe trimat e VV dhe të BF-së.

        1. Akoma nuk e ke var veten me zorrë qeni ti……….. . Ditë të zeza do të shohin sytë……….. . Edhe bari po mbaron…….. . Kështuqë, ha mut, ha…….. . Ke leje të zgjedhësh si e do. Të njom apo të thatë.

    2. I paemer i ores 16:38 e paske mesuar permendesh textin e Ben Blushit.Mund ti thoshe dy fjale prej mendjes sate,sikur edhe mos ishin smart enough fundja ti pa emer firmos,askush nuk te njeh

  2. Pasi te kthehet nga vakia e Milanos, helbete si mik i larget e do puna me ngrene dhe buken e mortit, Rama mund ta ndihmoje Kurtin duke i rrembyer edhe ai tre ose pese police kosovare ne Morine! Sepse policet kosovare ne Kosove ne fakt jane ne truall shqiptar…
    Domosdo qe do e anullonte takimin ne menyre te mos gjendej ne Kosove ne kohen e operacionit te Vucic. Hajde skandal hajde.

    1. Nuk e ke keq. Rama duhet tja rrëmbejë dhe fajin e ka kurti me shkullakun .

      Andi me berishën janë godit nga mediat kazan duhen objektivë të rinj. Kurti dhe shkullaku janë fiks . Kanë ide vetrrëmbyese

  3. Futja kot si gjithnje. Shikon ate qe do te shikosh, jo ate qe eshte.
    Albini politikisht eshte i marre fund. Mund te doje ta sundoje Kosoven si Fidel Kasro apo Cavez, po Rusine dhe Kinen nuk i ka me vete.
    Kosova rrezikon te kthehet ne protektorat edhe de jure, ne vend qe te ece perpara drejt permbylljes se shtetformimit. Kjo fale Albinit.

  4. Futja kot Bushat, po flet si macja qe shifet para pasqyres e i duket vetja tiger. Kosova nuk ka takat te provokoj krize me Malin e Zi lere me te provokoj krize me USA. Mjafton qe KFORi te terhiqet nga Veriu i Kosoves, dhe ai kryetari qe eshte ngujuar ne komune dhe ata polica qe e ruajne kapen rob per 10 minuta nga Serbet, sic ben me keta 3 qyqaret qe i kapen me arme ne duar rob. Mesa kuptova Perendimi po i afronte Kosoves anetaresimin ne NATO persa kohe qe angazhohej te zgjidhte problemin me Veriun e Kosoves. Po Albini cben…shkon dhe provokon krize se nuk do Asosacion se keshtu i ka then elektoratit sdo kete as Asosacion, as shkembim territoresh.
    Le te shpresojme qe USA sdo kete prape Trumpin president se ka rrezik qe kete rradhe Trumpi te terhiqet fare nga Kosova e tju thote hani koken.

  5. Si gjithmone, i sakte Andi,me analizen dhe konstatimin e tij. Mendoj se Rama mund ta ndihmoje Kurtin (Kosoven) duke mos i bere akoma deme te tjera, ose te pakten te rrije si Brukselist i barazlarguar e asnjanes (se keshtu e nisi ne fillim, para se te shnderrohej ne avokat te hapur te Vuciceve). Pra jo me shume dem.S’presim ndihme tjeter nga personi Rama. Ndihmen nga Shqiperia e vertete (populli) e di qe do e kishim ne cdo rast, sic kishim ne 1999, por nga Rama,per fat te keq mos te kemi shume pritshmeri. E vertetoi edhe me anullimin e mbledhjeve te perbashketa qe vete i ka nis(sa per show e populizem). Se kuptova pse tha dje qe skam pergatit nje draft per Asosacion per Luginen e Presheves sepse sma ka kerku kush. Normal, se sta kerkon Shqiperim Arifi (se ai te kerkon vetem ti shkruash fjalime sii ta sulmoje Kurtin) por pyetja shtrohet, po ne Kosove kush ta kerkoi draftin per serbet? Kushtetuta ne Shqiperi te obligon te kujdesesh per interesa te shqiptareve jashet kufinjve, e jo per minoritetin serb ne Kosove.

    1. Fuga paska rrit nivelin hahahah i paska bo 2 paragrafe skript me të njëjtën subjekt që përfundon me faktin që gjojakurti është i pafuqishëm dhe ai e ka fajin se po kumdërshton amerikën

      Në fakt kjo duket se vjen nga rama psh cke që merredh me ndertim shteti, .me mirë mbaj pushtetin vidh shit vendin pasuri,shit njerzot bëj trafik droge dhe gjithmonë bëj ç thot amerika, u duhet gojë ku të dhjesin hape direkt dhe rri në pushtet si unë. Filozofia prej palaçoje e ramës.

  6. Po tani qe ia arrestuan serbet policet Albinit, si do ta zgjidhe?
    Duke i kerkuar ndihme nderkombetareve?
    Apo Rames?
    Apo do kete b… t’i liroje vete?
    Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete.
    Ai e ka bere m… mullar, ti rri e ben sofizma per Ramen.

  7. Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, “patriotët” shqiptarë të FB që nuk pyesin për “Ameliken”, kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.

    Shkoni djema, pushka top.
    Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla “patriotike”, ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b…,sovranista te foltores shkoni lirojini policet e albinit

  8. Nese do kishit vertet gjak shqiptari ,ju komentuesit e shumte qe sulmoni Kurtin me e pakta duhet ta qepnit gojen.Por nuk po zhgenjeni te gjithe ata qe jane vertet patriote,e dinim kete qe nga prishja e mareveshjes se Mukjes.Ju nuk mund te ndryshon i. Kjo nuk eshte pune partish,Rama apo Berisha, eshte fati i kombit tone te pa fat.Ptu race e qelbur!

  9. Nese i meshohet “téorisé” se Kosoven si shtet e krijoi thjesht deshira e mire e Perendimit, per ish Jugosllavine apo dhe per “Jugosllavine e ré” aq te enderruar ne ditet kur Kosova u clirua nga roberia nje shekullore serbe, mund te thuhet shumeçka.

    Por mbi te gjitha kjo lloj federate i ka ngjasuar gjithnje pazarit te Roskovecit me gjela deti…

    Historia ka treguar se me nje harte perpara e kalem ne doré nuk mund te krijosh kombe, pavaresisht fuqise dhe lufterave lokale per arritjen e ketij synimi.

    1. Jugosllavia ishte sajese.

      Problemi eshte qe vendin e ketyre me harte ne dore e kan zene ca lobues qe sdine as ti lexojne as hartat. Dhe as realitetet. Administrata e jashtme e amerikes eshte per faqe te zeze prej vitesh konsumimi global dhe deshtimesh. Dhe zyrtaret jane shume lehte te bleshem. Blehen shpejt dhe lire.
      Dhe sheh karlliqe te tipit fajin e ka viktima qe i doli armes para.
      Ska pike faji Kosova . Albini ka marre persiper te beje ate qe ka kushtetuta dhe qe duan kosovaret ne nje Demokraci dhe me rregulla.
      Kta po i thon mos bej demokraci mos bej rregulla ne veri se ashtu eshte nje muhabet.
      Serbet kane me shume te drejta se cdo minoritet tjeter ne bote!!!!
      Nuk mundet 5% serbe te imponohen 95 shqiptare apo kroateve ne kroaci. Nuk mund te behet Kosova si bosnja
      Keto jane karlliqe ne politike te jashtme. Dhe tregues i qarte lobimi

  10. Hipotetikisht shteti shqiptar mund të bënte shumë. Në realitet rama ka hap gojën dhe po i dhjesin vuçiç dhe lobuesit e tij në uashngton. Foli gjë amerika kundër ramës për zgjedhjet për kqz për kas?? Për kanabizimin për kriminalizimin e parlamentit bashkive , për korrupsionin Zero fjalë.
    Dhjerja në gojë të mban pushtet. Edi Rama 2013 2023

  11. Si mund ta ndihmoje Rama Kosoven? Mjaft te dale nga poturet e Vucicit te Open Ballkan si dhe mos hedhe Shashka tymuese me Promemorje qesharake qe i sherbejne Vuciocit me shume se mbeshtetja e vete Putinit.

  12. pse Berisha e humbi Shkodrën? 59.4 për qind e shkodranëve mendojnë se “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet, pasi qendra e djathtë është e ndarë. 37.6 për qind thonë se koalicioni paraqiti një program elektoral të dobët, 27.7 shprehet se bënë premtime të pabesueshme ose të parealizueshme. Ndërsa 24.2 për qind mendojnë se Bardh Spahia ishte kandidat i dobët.

  13. Te jesh malok politikan nuk eshte gje e vogel ! Shikoni dy “Trimat” e Saliut , me te neveriturit qe pluskojne mbi ujrat e felliqur te Sali Berishes se me cfar ligjike kerkojne te dalin ne siperfaqe , me metodat arkaike nokiane !

  14. “Ustalleshë, ka edhe video të tjera”. Kush është femra në videon me Safet Gjicin. Joshte zyrtarë, foto edhe me Berishën

  15. Është Sali Berisha me Ilir Metën. Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Natyrisht nuk është se i dhimbset Safeti. Përkundrazi. Ata po heshtin pikërisht se kanë nisur hetimet ndaj Safetit dhe hetimet mund të nxjerrin rrugës, rolin e tyre në këtë histori.Po fotot e kesaj kurve me salihu pse nuk i botoni ju te lapsit,rublat e salihut jane te embla

  16. Sali Berisha i ka tmerr të gjithë ata bashkëpunëtorë të tij që pranojnë humbjen në mënyrë civile. Kështu është xhindosur dhe nuk ka folur gjatë me Besnik Mustafajn, që pranoi humbjen përballë Edi Ramës në vitin 2000, në mënyrë qytetare, e kështu edhe me të ndjerin Sokol Olldashin, i cili në kohë rekord pranoi rezultatin, ndryshe nga kultura e Berishës që nuk e pranon kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *