• |
ide | kryesore

Luke Bryan mbështet publikisht Katy Perry pas kritikave

Paparazzi, Slider



Luke Bryan ka ofruar së fundmi mbështetjen për Katy Perry.

Këngëtari tha se fansat e “American Idol” e kanë kritikuar shumë Katy Perry gjatë gjithë sezonit – dhe ajo nuk e meriton këtë urretje. “Katy po kritikohet vetëm se  përpiqet të argëtohet duke bërë një shfaqje televizive,” tha Bryan në Country Music Association Fest.

Perry u kritikua gjatë gjithë sezonit 21 për komentet që ajo bëri që disa i perceptonin si “ngacmim”, duke i thënë një konkurrenteje që është nënë e tre fëmijëve, “Ti ke qenë shtrirë për shumë kohë në tryezë”. Shumë e quajtën komentin si “turpërues ” dhe konkurentja më vonë pranoi se komenti i këngëtares “Hot N Cold” ishte “dhimbshëm”. “Ishte e turpshme” tha Liebe në TikTok përpara se të largohej më pas nga konkursi i këngës.

Page Six mësoi ekskluzivisht në maj se Katy “nuk është mërzitur” nga reagimet që ajo mori këtë sezon. “Ky ka qenë një sezon me shumë talente të mëdha, kështu që ajo thjesht po bën punën e saj,” tha një burim, duke shtuar se këngëtarja e “Roar” “ka një sens unik humori që mund të mos përkthehet gjithmonë mirë në kamera, por ajo kurrë nuk ka ndonjë qëllim të keq.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *