• |
ide | kryesore

Përmbytjet/ Serbia dhe Bosnja shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Lajme, Të fundit



Një pjesë e Bosnjes dhe Serbisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shiut të madh dhe përmbytjeve të regjistruara në të dyja shtetet. BBC shkruan se lumenjtë e tejmbushur kanë shpërthyer në qytete dhe fshatra, duke lënë komunitete të tëra pa energji, ndërsa rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme edhe në banesa. Të paktën tre persona janë mbytur.

Helikopterët e ushtrisë janë dërguar për të evakuuar mijëra banorë të bllokuar, por raportet thonë se moti i keq po pengon përpjekjet e shpëtimit.



1 Comment

  1. Ne te tilla fatkqesish natyrore, vetem i zakonshmi ordiner hajdut i Shqiperise nuk shpall gjendje te jashtezakoneshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *