• |
ide | kryesore

Foggia humbi ndeshjen e playoff, qëllohet me armë makina e kapitenit Di Pasquale

-Instant, Sport
Di Pasquale



Disa të shtëna armësh janë qëlluar gjatë natës mes të dielës dhe të hënës kundër makinës së kapitenit të Foggia, Davide Di Pasquale. Makina Jeep Renegade e mbrojtësit ishte parkuar në stadiumin “Zaccheria” e plumbat janë qëlluar në xhamin e shoferit. Episodi supozohet si një tentativë intimidimi dhe për të cilin agjentët e Digos po hetojnë. Ngjarja ndodhi pak orë pas humbjes 3-1 të Foggia në Lecco, në finalen e kthimit të playoff-it të Serie C. Humbja e pësuar nga djemtë e Delio Rossi shkatërroi ëndrrën për të fituar promocionin dhe rikthimin në Serie B, pas një mungese 4-vjeçare.

E mendohet se për këtë arsye, gjatë natës, në Foggia, disa plumba janë qëlluar kundër makinës së kapitenit të kuqezinjve, Davide Di Pasquale. Jeep Renegade i mbrojtësit i lindur në ’96 ishte parkuar brenda stadiumit “Zaccheria” dhe disa të shtëna u qëlluan edhe në xhamin e shoferit. Disa prej goditjeve kanë patur shënjestër xhamin e shoferit.

Lexo më tej: Ofendime ekstreme ndaj arbitrit Bonacina në rrjetet sociale… por ngatërruan person

Nuk dihen ende autorët e gjestit, ndoshta një tentativë për të frikësuar kapitenin e Foggia pas mungesës së promocionit në Serie B. Aktualisht hetimet nga Digos janë duke u zhvilluar për ngjarjen. Në këtë drejtim, pra, mbetet vetëm të prite për zhvillime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *