• |
ide | kryesore

Një kërcim e transformon bardheblu: rikthimi i madh, Tirana prezanton me “stil” Albi Dokën

-Instant, F1, Sport, Video
Albi



Albi Doka është lojtari i ri i Tiranës. Mbrojtësi i djathtë është prezantuar tashmë nga kryqytetasit, që vazhdojnë të përforcojnë skuadrën me emra të rëndësishëm. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe do të shkojë të përforcojë një sector të mbetur bosh pas largimit të Tosevski.

Albi Doka dhe Tirana ishin në negociata të avancuara që në momentin kur Honved i tij ra nga kategoria në Hungari. Çështja ishte komplekse, sepse ishin disa situata financiare që e bënë mbrojtësin e djathtë të pamundur të zgjidhte menjëherë kontratën. Tirana e kishte bërë të qartë se Albi Doka duhet të dilte lojtar i lirë e pastaj të firmoste me bardheblutë. Me Tiranën në fakt akordi ishte arritur prej kohësh e tani erdhi prezantimi.

Pasi u blindua porta me Gentian Selmanin, në mbrojtje u vesh bardheblu edhe Erhun Obanor. Qendërmbrojtësi do të formojë dyshen e qendrës me Najdovski. Me sistemin e lojës së Shehit, në të djathtë do të luajë Doka e në të majtë është Përgjoni. Megjithatë bardheblutë kanë bërë të qartë se po punojnë edhe për një të majtë tjetër.

Lexo më tej: Prezantim misterioz në Selman Stërmasi: Latifi vishet bardheblu, ja kushtet e kontratës

Debutimi i bardhebluve në raundin e parë të Conference League është në 13 korrik dhe drejtuesit e Tiranës janë në garë me kohën. Llogaritë janë të bëra: 6 lojtarë janë të skualifikuar e katër prej tyre e kanë mbyllur me Tiranën. Visar Bekaj, Jocelyn Behiratche, Kristijan Tosevski e Albano aleksi e kanë mbyllur aventurën me bardheblutë. Kështu që në këtë pikë, merkato është prioritet emergjent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *