• |
ide | kryesore

Mehmeti, një “shkatërrues” me minutazh të plotë: i pa zëvendësuar gjithë sezonin, kosovari firmos me Partizanin

-Instant, Sport
mehmeti



22 vjeç, 190 centimetra e me një të ardhme premtuese. Adnard Mehmeti ka kredenciale të të gjithë respektit. Kosovari vjen te Partizani, duke nënshkruar një kontratë 4 vjeçare, me opsion për një vit tjetër. Kohëzgjatje e mjaftueshme për të kuptuar sa besojnë kryeqytetasit te djaloshi.

I ardhur nga Erzeni, Mehmeti është një nga emrat që ndoshta nuk bëjnë zhurmë, por është një goditje e shënjestruar. 2,979′ minuta në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, me vetëm një gol. E dhëna që duhet patur në konsideratë: Mehmeti nuk është zëvendësuar në asnjë ndeshje sezonin e kaluar, sa herë ka qenë në fushën e lojës. Një lojtar që është pikasur herët nga drejtuesit e klubit dhe që ka marrë edhe aprovimin e teknikut të ri të të kuqve, Zoran Zekic.

Lexo më tej: Era e ndryshimeve te Partizani fryn nga Kroacia: Zekic, ish-tekniku i Sheriff, prezantohet në Tiranë

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

𝐀𝐃𝐍𝐀𝐑𝐃 𝐌𝐄𝐇𝐌𝐄𝐓𝐈 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐
𝐌𝐞𝐬𝐟𝐮𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐞̈𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕
Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën rregjistroi edhe 34 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *