• |
ide | kryesore

Juventus bën goditjen surprizë: arrin akordin me Thomas Partey të Arsenal

-Instant, Sport
Partey



Juventus pikas një emër të ri për mesfushën dhe është ai i Thomas Partey. Ganezi i lindur në vitin 1993, në pronësi të Arsenal, shkon në skadencë kontrate në vitin 2024. Në këtë pikë, Partey mund të largohet për një shumë jo të ndaluar, mes 18 dhe 20 milionë eurove. Sipas Sky Sport, tashmë ka një marrëveshje në parim mes mesfushorit dhe Juventus, që ka gati një kontratë trevjeçare për të.

Mesfushiori shkatërrues ka luajtur me rregullsi në sezonin e fundit, duke koleksionuar 40 prezenca për Gunners në të gjitha kompeticionet. Ganezi gjithashtu ka shënuar 3 gola, të gjitha në Premier League. Thomas Partey është një nga emrat e shumtë që Zonja po kërkon për mesfushën. Por duket se baza për të përfunduar marrëveshjen pozitivisht është e gjitha aty.

Lexo më tej: Video/ Hodhi pikë pafund në “kosh”, Arteta i dëshpëruar në dramën e Arsenal: “Kërkojmë ndjesë”

30 vjeçari kaloi në Emirates në tetorin e vitit 2020, mesfushori u largua nga Madridi, ku për 5 vjet mbajti veshur fanellën e Atletico. Colchoneros e blenë ganezin për 2.5 milionë euro nga Almeria, edhe pse fillimisht luajti për skuadrën e dytë. Partey u bë një nga lojtarët e rëndësishëm të Simeone, por kalimi te Arsenal bëri kapërcimin në kualitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *