• |
ide | kryesore

Flet Putin: Rebelët i bënë llogaritë gabim, u shmang gjakderdhja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Putin gjatë deklaratës ku e quan kryengritjen e Wagner nje thike pas shpine



Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar kombit në një video-fjalim në televizionin shtetëror. Putin tha se shoqëria ruse është konsoliduar dhe se “shumica dërrmuese” e kompanisë Wagner janë patriotë të Rusisë.

“Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme” – tha Putin që falënderoi komandantët dhe ushtarët e Wagnerit që shmangën gjakderdhjen. Ai premtoi se do t’i lejojë të largohen ata që duan të shkojnë në Bjellorusi dhe se do ta mbajë premtimin e tij. Në fjalimin e tij, Putin tha gjithashtu se të gjitha vendimet e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin u morën që në fillim.

“Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale” – shtoi ai. Putin falënderoi liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko për përpjekjet e tij për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore, por ai tha se ishte uniteti i shoqërisë që luajti rolin vendimtar.

Putini u tha rusëve se ata që organizuan “kryengritjen” donin që Rusia të humbiste” dhe shoqëria ruse të mbytej në gjak, por ata i bënë llogaritë gabim”. Ai vazhdoi të falënderojë të gjitha shërbimet e sigurisë “që i qëndruan besnikë betimit të tyre” si dhe pilotët që humbën jetën. Ai shtoi se u ndërmorën hapa për të shmangur gjakderdhjen e madhe.

“Falënderoj ushtarët dhe komandantët e Wagner-it që nuk derdhën gjak – ju mund të nënshkruani një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, ose të transferoheni në Bjellorusi” – tha Putin. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Don Vito Corleone i kerkoi Luca Brasit qe ‘ta tradhtonte’ te Tattagliat….
    Kohe me vone, Don Michael Corleone i kerkon Vincentit ‘ta tradhetoje’ tek Altobello….

    Filma qe i kemi pare, o druzhe Vlad!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *