• |
ide | kryesore

Entuziazëm në Brazil për Ancelotti, nga Neymar te Vinicius deri te Ronaldinho: “Një fitues”

-Instant, Sport
Ancelotti



Entuziazmi është pothuajse unanim, mes futbollistëve brazilianë ende aktivë dhe jo, për shpalljen e Carlo Ancelotti në krye të ‘Selecaos’. Italiani i Real Madrid do të ulet në pankinën e 5 herë kampionëve nga viti 2024. “Ai është një trajner i shkëlqyer, një mik i madh dhe mendoj se do të ofrojë shumë, sepse ka shumë eksperiencë”, ka komentuar Ronaldinho Gaúcho. Ish-fantazisti është drejtuar nga 64-vjeçari italian kur ishte ende te Milani.

“Ancelotti ka fituar gjithçka. Pra, ai me siguri do të na mësojë shumë”, nënvizoi Neymar nga ana e tij. Rodrygo, Vini Jr dhe Eder Militão, aktualisht nën drejtimin e Ancelottit te Real Madrid, i bëjnë jehonë: “Kudo që të shkojë, ai fiton – tha Rodrygo -. Mund të sjellë suksesin e tij edhe në ekipin kombëtar. Ne e dimë se kombëtarja duhet fitojë gjithmonë”.

Lexo më tej: Njoftimi zyrtar i Brazilit: Ancelotti do të udhëheqë Selecao nga viti 2024

Richarlison gjithashtu mezi pret ta ketë sërish si teknik. Numri 9 I Brazilit tha se ai u bë një “fenomen” në duart e Ancelottit kur drejtoi Everton në Angli. “Ai më ndihmoi shumë te Everton, fillova të shënoja pa pushim. U bëra shoku i tij,” tha ai. “Më çoi në shtëpi, ndihesha si djali i tij”, shtoi ‘Pombo’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *