• |
ide | kryesore

Gafa e pabesueshme e Rashford në postimin e lamtumirës së De Gea: nuk shërbeu asgjë fshirja e fotos

-Instant, Sport
Rashford



Marcus Rashford ka dashur të përshëndesë shokun e tij te United David De Gea në rrjetet sociale. Por anglezi përfundoi të ishte protagonist i një gafe të pabesueshme, të cilën u përpoq ta rregullonte duke e fshirë postimin. Portieri spanjoll u largua nga Manchester United pas 12 vitesh. De Gea kishte mbërritur në Old Trafford me kërkesën e Sir Alex Ferguson, ende trajner i Djajve të Kuq në atë kohë. E tani, kur kontrata e tij ka skaduar, Ten Hag preferon të vërë bast gjithçka mbi Onana. Për spanjollin nis një aventurë e re, por me një episod qesharak për tu mbajtur mend.

Atëherë është koha për të thënë lamtumirë. E Marcus Rashford u përpoq ta bënte në rrjetet sociale, por duke bërë një gafe të pabesueshme. Në fakt, në postimin e tij ai ka shkruar: “Ide për mbishkrimin. Ke qenë këtu që nga shpërthimi im, fat të mbarë në hapat e tu të ardhshëm vëlla”. Një shenjë e qartë se postimi është marrë nga interneti ose është krijuar nga një inteligjencë artificiale. E Rashford (apo menaxheri i tij i mediave sociale) as që u mundua të hiqte “ide për mbishkrimin”.

POSTIMI U FSHI, POR INTERNETI NUK FAL

Kur më vonë e kuptoi gabimin, ai hoqi postimin e inkriminuar. Mirëpo, njerëzit e internetit nuk falin. Kështu, screenshot të postimit filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale. Kishte një përzierje zemërimi dhe argëtimi mes tifozëve të United. Indinjatë për shkak se De Gea ishte kapiten i United për vite. E paimagjinueshme që Rashford nuk arriti të krijonte një dedikim. Argëtim sepse në çdo rast është një dështim epik që njerëzit e internetit do ta mbajnë mend për ditë të tëra. Të paktën deri në gafën e radhës që do të mbahet mend.

Lexo më tej: Lamtumira prekëse e David De Gea: spanjolli largohet nga Manchester United, pas 12 vjetësh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *