• |
ide | kryesore

Szczesny i veshur me pantallona si Fantozzi: në qendrën e Juventus askush nuk i reziston të qeshurave

-Instant, Sport, Video
szczesny



Szczesny iu bashkua grumbullimit të Juventus sot pas vizitave në JMedical. Në një video të bardhezinjve në rrjetet sociale, ai është protagonist i një karagjozllëku që i bëri të gjithë të qeshin. Dita e tretë e vizitave në JMedical për t’u përgatitur më mirë për sezonin e ardhshëm. Lojtarët e Juventusit u takuan në Continassa, duke u përpjekur të mbajnë mendjen në të tashmen duke injoruar zërat e merkatos.

Kështu, herë pas here është e nevojshme edhe një e qeshur, për të ç’tensionuar situatën. E Szczesny është kujdesur për këtë. Portieri polak iu bashkua grupit ditën e sotme dhe u bë menjëherë protagonist i një episodi që i bëri të gjithë të qeshin.

Në një “prapaskenë” të publikuar nga Juventus në rrjetet sociale, Szczesny shihet duke ecur me pantallona të stilit Fantozzi. Duke u kërrusur nëpër korridore, numri 1 i bëri të gjithë të qeshin me të madhe, me pamjen e tij. Veçanërisht Milik që ndodhej aty pranë.

MERKATO NË VARËSI TË UEFA-s

Shumë zëra në merkato dhe një pritje rraskapitëse e mbajnë Juventus në ankth. Vendimi i UEFA-s për kupat e Europës pritet më 14 korrik dhe, në bazë të tij, merkato bardhezi mund të pësojë ndryshime. Ndërkohë, sirenat po shtohen për Vlahovic, mbi të cilin me më shumë këmbëngulje po lëvizin PSG dhe Bayern Munich. Ka të interesuar edhe Chiesa. Liverpool ka bërë përpara (në rast se Salah pranon avancimet e Arabisë Saudite) dhe Newcastle, që pret oferta për Saint-Maxime.

Lexo më tej: Juventus, mbërrin super-oferta nga Premier League për Federico Chiesa e Vlahovic

Në fund janë sirenat arabe për Pogba. Flitet për një ofertë 150 milionëshe për francezin, i cili megjithatë duket i gatshëm të rikthehet në lojë në Torino pas një sezoni shumë zhgënjyes. Turneu në Shtetet e Bashkuara mund të jetë testi vendimtar për Oktapodin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *