• |
ide | kryesore

Raporti alarmant i DASH/ Mediat me influencë zhvasin bizneset në Shqipëri

Arkiva, Kryesore, Lajme
media kriminale DASH



Departameni amerikan i shtetit (DASH) ka ndezur sinjalin e alarmit për një fenomen që ka statusin e sekrtetit publik në Shqipëri: atë të rolit gjobvënës të mediave. Në raportin e sapo bërë publik për për klimën e investimeve në Shqipëri, krahas vërejtjeve të shumta për mbajtjen larg të investitorëve të huaj, theksohet edhe se përveçse nga administrata publike apo nga bandat kriminale, njerëzit që duan të investojnë në këtë vend bëhen objekt i zhvatjes nga mediat. Pra aty përdoret termi ‘ZHVATJE” njësoj si nga organet mediatike po ashtu edhe nga krimi i organizuar.

Lexo me tej:

Raporti i DASH:Bizneset në Shqipëri, të shqetësuara nga qeveria, krimi dhe media

“Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale” thuhet që në përmbledhjen kryesore të raportit (poshtë paragrafi origjinal në anglisht).

Pra e thënë thjeshtë ekziston një sistem gjobëvënie nga ata që në teori duhet të shërbejnë si qen roje për ruajtjen e interesit publik.

Në vend shpesh kanë qarkulluar fjalë për biznesmenë që janë ankuar në ambasadat perendimore pasi televizione apo grupe mediatike të fuqishme i kanë kërkuar para duke i shantazhuar. Por fakti se ky fenomen zë vend në raport të Departamentit të shtetit ngre shqetësime për përhapjen e fenomenit.
Prej vitesh edhe organizatat ndërkombëtare më prestigjoze të lirisë së shtypit që e kanë denoncuar gjendien mediatike në vend kanë folur për lidhjen e shkurtër mes pushtetit dhe pronarëve të televizioneve dhe grupeve mediatike me influencë.

Pas “negociatave” me Ramën/ 7 organizata ndërkombëtare: Mediat më keq 

Këta të fundit, të etur për fitime dhe të motivuar vetëm nga paraja, kanë ngritur një model të ekzistencës televizioneve dhe gazetave jashtë rregullave të tregut dhe duke u mbështetur tek privilegjet që nxjerrin nga tenderat e rrugëve dhe nga lejte e ndërtimit në këmbim të mbështetjes politike ndaj qeverive. Por kur edhe ky burim u bë i pamjaftueshëm, të paiusur nga një pushtet që i vjen prej lidhjeve politike u kalua në shantazhimin e biznesit edhe kur ky i fundit nuk kishte nevojë të reklamonte tek TV që nuk jetojnë dot përmes rregullave të tregut.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Në raportin për vitin 2023 shigjetohen si fenomene negative korrupsioni i lartë, pastrami i parave, mungesa e konkurencës në treg dhe për pasojë largimi i investitorëve strategjikë. Por për herë të parë aty ka zënë vend një fenomen alarmues, roli i mediave me influencë si gjobëvënëse dhe zhvatëse, të cilat barabiten me bandat kriminale.

©Lapsi.al

 



12 Comments

    1. Kjo që departamenti i shtetit publikon për qeverinë janë plotësisht të vërteta.
      Po i njëjti raport çfarë nuk shpif për Berishën.
      Jo po është i korruptuar, me familje hajdute.
      Berisha është vrasës.
      Kto janë shpifje të Sorosit për Berishën.
      Pse nuk i përmëndni ju të Lapsit, këto shpifje për Berishën, apo kujtoni se nuk kemi ku i lexojmë tjetër.

  1. Po si vajti ai muhab i atentatit ndaj Top kur ishte dhe Big Brother. Apo dhjetëra skandale me pas e kan spostu….
    Po pse o Bushat ben si revoluc i madh kur deri dje, punoje per kto meduza

  2. “Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

    Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH.

  3. Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre hidhet përpjetë.

    Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbaj peng në gërmadha Sali Berisha.

  4. Tani i referoheni raportit te DASh-it, kurse per non-graten nuk e merrni per baze. Kjo vetem gazetari nuk eshte.

    Lapsi = Organ i Familjes non-grata.

  5. Rama nuk synon zgjedhje për të mundur kundërshtarët opozitarë që I rrezikojnë pushtetin. Jo! Në opozitë s’lëviz asgjë në drejtim të rritjes së saj. Më keq akoma zvogëlohen përmes marrëzive me forume fallso, vula që I mban gjykata, e njerëz që lëvizin kuturu nga Basha tek Berisha e anasjelltas si Bardhi & co. Rama thjeshtë duhet të menaxhojë kostot e kundërshtarit të vetëm që ka përballë: SPAK! Deri tani 3.6 milion turiste kane pushuar ne shqiperi,nga 100 euro per person llogarite bejini vete o shurranjose maloke

  6. Kur u sulmua shtepia bardhe, a dini se dhe atje u vrane njerez, po perse i vrau policia e dini, e po kete e di me mire departamentiAmerikan se ju zarbot patronazhiste.Politika nuk eshte qe bej si theme une, e kodoshet permendin 21 janarin e drejtuar nga ish sigurimsat e bijte e tyre, e u pa cu be, dhjetra makina te djegura, sulm barbar mbi policet,thyerje e rrethit te sigurise me makine, tamam si barbaret e kuq. Kush polici apo garde sdo vepronte,, por pastaj ju qe e ritransmetoni kete eplsod, a e dini qe plumbat mbi viktimat nuk ishin nga seria e tyre, por qitje nga bandite te tufes sulmuese. Parulla qe u hodhen mbi institucion ishte,,edhe mbi kufoma do shkelim, qeverine do e rrezojme. E kete e pati thene ky KM, qe vete nuk doli ne balle te demostrueseve, por nga pallati prane udhezonte veprimtaret. Pra,o te felliqur boterisht vejini gishtin kokes e mos na tregoni perralla te eterve tuaj, por shihni se burgjet po hapen per te tere shporen tuaj, sepse jeni ndyre, ashtu sic jeni,NDYRESIRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *