• |
ide | kryesore

Juventus fërkon duart për Weah! I biri i King George magjepsi teknikun Allegri e tifozët

-Instant, Sport
Weah



Në fitoren e Juventus me penallti ndaj Milan është shenja e Timothy Weah. Lojtari i lindur në vitin 2000 hyri në fushë menjëherë intensiv dhe i vëmendshëm. Duhet përmendur që u përball me dy kundërshtarë të komplikuar si Rafael Leao dhe Theo Hernandez. Massimiliano Allegri komentoi pas ndeshjes për performancën e tij: “Ai pati një impakt të mirë. Ai është një lojtar i vlefshëm që gjithmonë e vë veten në dispozicion. Jam i kënaqur me mënyrën se si po punon.”

Weah u bë protagonist pas pak minutash për një zbritje të bukur, në të cilën tregoi fuqinë dhe cilësinë e tij fizike edhe në krosime. Aksioni përfundoi me goditjen e Chiesa ngjitur me shtyllën. Në duelin të gjithin amerikan me Christian Pulisic, fitoi qartazi lojtari bardhezi, më shumë në lojë dhe në nivel atletik se shoku i tij. Juventus dhe Max Allegri do të gjejnë tek ai besueshmëri dhe qëndrueshmëri.

Lexo më tej: Djali i ikonës së Milan zgjedh Juventus: akord me Lille për Weah

Weah ka më pak kualitet me topin në këmbë se padroni i vjetër i krahut të djathtë, Juan Cuadrado. Por freskia e moshës është në anën e tij. Vetëmohimi, një cilësi e vlerësuar gjithmonë nga trajneri i Juventus, u shfaq para syve të të gjithëve. Operacioni i rinimit dhe revolucionit bardhezi nis edhe nga djali i George. Weah, edhe pse ishte vetëm një miqësore verore, tashmë ka pushtuar botën e Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *