• |
ide | kryesore

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri nuk reflektohet si mirëqenie

Lajme, Të fundit



Pavarësisht rritjes ekonomike të vendit ndër vite, kjo e fundit nuk reflektohet në mirëqenie të popullatës në varfëri. Ky është një konstatim i Bankës Botërore në një raport të fundit të saj që analizon ndikimet e projektit të modernizmit të asistencës sociale i cili është zbatuar në me mbështetjen e saj për disa vite nga qeveria.

Konkretisht në pjesën e fundit të analizës banka ndalet edhe tek ecuria e përgjithshme e varfërisë.

“Shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur kokëfortësisht e lartë, pavarësisht periudhave të rritjes ekonomike edhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Me një shkallë rreth 29.3 për qind të popullsisë vlerësuar në vitin 2022, shkalla absolute e varfërisë në Shqipëri (e matur me 5.5 dollarë amerikanë për person në ditë sipas fuqisë blerëse [PPP]) është aktualisht pothuajse dyfishi i normave të vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor për të cilat ekzistojnë të dhëna të krahasueshme të kohëve të fundit që vlerësojnë varfërinë. Shkalla e varfërisë duket se është ulur në mënyrë të konsiderueshme midis 2016 dhe 2018, por më pas tërmeti i nëntorit 2019, i ndjekur nga pandemia e COVID‐19, fillimisht përmbysi trendin dhe më pas ngadalësoi shkallën e uljes së varfërisë. Ajo që vihet re është se lidhja midis rritjes së PBB-së dhe shkallës së varfërisë ka qenë shpesh negative në 20 vitet e shkuara, rritja nuk reflektohet në mirëqenien e njerëzve më vulnerabël në Shqipëri” thuhet në raport.

Në një tjetër pikë banka vlerëson se Shqipëria është relativisht më mirë për sa i përket shkallës së atyre që rrezikojnë të bien në varfëri e llogaritur nga Eurostat në Ballkanin Perëndimor, por gjithsesi, ka një normë më të lartë se mesatarja e BE-së.

“Eurostat vlerëson shkallën relative të varfërisë, ose shkallën e rrezikut nga varfëria, si përqindje e njerëzve me të ardhura më pak se 60 për qind e të ardhurave mesatare kombëtare të ekuivalizuara. Në Shqipëri, rezultatet e EU‐SILC për vitin 2019 tregojnë se rreth 659,000 individët (23 për qind e totalit), ose gati 173,421 familje, jetojnë nën pragun e rrezikut nga varfëria.

Kjo përqindje është e krahasueshme me vendet e tjera të rajonit . Megjithatë, varfëria relative norma është ende më e lartë se mesatarja e BE-së prej 16.5 për qind në të njëjtin vit” vlerëson Banka.

Lidhur me projektin e modernizimit të asistencës sociale ku një element i rëndësishëm sipas bankës është ndihma ekonomike dhe vendosja e sistemit të pikëzimit që ndryshoi qasjen e vjetër ndikimet kanë qenë pozitive në zbutjen e varfërisë. Projekti u bë efektiv në vitin 2012 dhe parashikohej të mbyllej në vitin 2017 por në fakt pas një rishikimi u shty për në 31 dhjetor 2022. Banka ofroi një financim rreth 60 milionë USD. /Monitor



4 Comments

  1. Ilir Meta, një vilë që të paktën kushton 30 milionë euro, të tregojë me çfarë parash dhe si e ka bërë. Sali Berisha, komshiu i tij, si e ka bërë, me çfarë parash e ka bërë dhe si e justifikon vilën që kushton 20 deri në 30 milionë euro në një nga zonat më elite të vendit tonë”Kur eshte reflektuar ndonjehere ne keto 33 vjet???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *