• |
ide | kryesore

Shakira dhe Pique bëjnë paqe një vit pas ndarjes

Paparazzi, Slider



Pas më shumë se një viti që kaluan një ndarje të trazuar, Shakira dhe Gerard Pique më në fund duket se kanë bërë paqe për të mirën e dy fëmijëve të tyre.

Media spanjolle Vanitatis zbuloi të hënën se burime të afërta me këngëtaren pretendojnë se dyshja “po ndjekin marrëveshjen e ndarjes dhe nuk ka më asnjë argument apo problem”, një mesazh të cilit i është bërë jehonë edhe nga miqtën e ish-futbollistit.  Shakira tani thuhet se ndihet “pozitive dhe optimiste” pas disa periudhave të vështira në muajt e fundit dhe është indiferente ndaj spekulimeve rreth lidhjeve të saj të mundshme me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin është parë në disa raste.

Ndërkohë, Piqué dhe partnerjes së tij   Clara Chía, u është ofruar më shumë privatësi në javët e fundit pasi ishin në qendër të vëmendjes së mediave kur ata dolën për herë të parë në publik. Këtë verë ata kanë kaluar pak kohë në shtëpinë e familjes së Piqué në Cabrils, afër Barcelonës, ndërsa kanë qenë duke rinovuar apartamentin e tyre në kryeqytetin katalanas. Ata tani kanë udhëtuar në Miami për të kaluar kohë me fëmijët e Geard para se të fillojnë shkollën më 21 gusht.

Sigurisht, ka pasur shumë thashetheme rreth  marrëdhënies së Shakira dhe Pique pas ndarjes së tyre. Në Mamarazzis, një podcast spanjoll, i fokusuar në lajmet e të famshmëve, ka treguar se këngëtarja kolumbiane ishte e mërzitur me ish-in e saj, i cili “nuk merr aq kohë pushim nga puna dhe angazhimet personale për të qenë me fëmijët gjatë pushimeve”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *