• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta reperi Magoo

Paparazzi, Slider



Ish-partneri i repit të TIMBALAND, Magoo, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Artisti i R&B, Digital Black,(Benjamin Bush), shkroi: “Oh Zot nuk mund ta besojë. RIP Maggo #superfriends.”

Këngëtari dhe kantautori amerikan Ginuwine gjithashtu nderoi artistin në rrjetet sociale. Ai tha: “Sapo dëgjova disa lajme, shpresoj që të mos jenë të vërteta. “Unë thjesht dua që të gjithë të dinë se koha është e shkurtër. Jepni dashuri.” Magoo ishte pjesë e dyshes hip-hop Timbaland & Magoo me Timothy Mosley. Dyshja, nga Virxhinia, nisën bashkëpunimin në vitin 1989. Ata publikuan albumin e tyre debutues Welcome to Our World në 1997 – duke shfaqur këngën e tyre hit Up Jumps da Boogie.

Dy nga këngët – Up Jumps da Boogie dhe Cop That S*** – shfaqën  këngëtaren e njohur Missy Elliott. Reperët u shfaqën gjithashtu në Beep Me 911 të Missy Elliott në 1997 dhe Warped në 2013. Albumi i tretë dhe i fundit i Magoo dhe Timbaland Under Construction, Pjesa II në 2003 ishte menduar si vazhdim i Under Construction të Missy Elliott. Mësohet se Magoo u nda nga jeta të dielën, por shkaku i vdeekjes nuk është konfirmuar./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *