• |
ide | kryesore

Dëmtohet përsëri De Bruyne, do të mungojë katër muaj: ndoshta duhet të operohet

-Instant, Sport
De Bruyne



Lajm i keq për Manchester City, që duhet të bëjë pa Kevin de Bruyne për të paktën katër muaj. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Citizens, Pep Guardiola, në prag të Superkupës së Europës kundër Sevilla: “Dëmtimi i tij është i rëndë, do të mungojë për disa muaj. Duhet të vendosim në ditët në vijim nëse do të operohet apo jo. Por sigurisht që do ta humbasim Kevin për një kohë të gjatë”. Praktikisht vit i përfunduar dhe mirupafshim në 2024-ën.

De Bruyne po lufton me probleme të vazhdueshme me tendinat e gjurit. Dëmtimi i fundit erdhi në debutimin e tij në Premier League kundër Burnley. Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha pas rreth njëzet minutash. “Ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, tha Guardiola pas ndeshjes. Fatkeqësisht për të dhe për City, tekniku spanjoll kishte të drejtë.

Lexo më tej: Dhurata që nxorri nga vetja De Bruyne: i dorëzuan fanellën e United me emrin e tij, reagimi të lë pa fjalë

Është i njëjti problem që e detyroi De Bruyne të zëvendësohet gjatë fitores në finalen e Champions League kundër Inter në qershor. Në këtë pikë, City do të bëjë gjithçka për të marrë Lucas Paqueta. Ëest Ham aktualisht ka refuzuar ofertën e parë prej 70 milionë paund dhe kërkon të paktën 90 për ish-lojtarin e Milan. Por, Citizens do të ishin gati të ngrinin ofertën për t’ia dhuruar brazilianin teknikut Guardiola. E klubi i Milan, nga një transferim i mundshëm i lojtarit te City, do të arkëtonte 1% të shumës totale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *