• |
ide | kryesore

Puthi në buzë futbollisten, plasin polemikat në Spanjë. Rubiales mbrohet habitshëm: “Idiotë gjithandej”

-Instant, Sport
Rubiales



Triumfi i parë në Kupën e Botës për femra për Spanjën është shoqëruar me polemika të forta. Të pritshme në fakt, duke parë cfarë ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ka bërë bujë puthja në buzë që presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales i dha futbollistes Jenni Hermoso. Sulmuesja ishte autore e golit të fitores për Furitë e Kuqe.

Mbi puthjen ‘kontroverse’ ka ndërhyrë vetë Rubiales, i cili nuk e uli fare tonin: “Ka idiotë gjithandej. Kur dy persona kanë një shfaqje të parëndësishme dashurie, nuk mund t’u kushtojmë vëmendje idiotëve dhe budallenjve – gjëmoi ekzekutivi spanjoll në Radio Marca. – Ne jemi kampionë, të shijojmë gjëra të bukura. Nuk kishte keqdashje”.

Lexo më tej: Video/ Skandali i Presidentit Rubiales: puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit

Një këndvështrim që shumë pak mund ta ndajnë në Spanjë. Puthja ishte e sikletshme për vetë futbollisten, që e komentoi nga dhomat e zhveshjes. “Nuk u ndjeva mirë”, tha Hermoso dhe në fjalët e futbollistes kuptohet qartë se nuk ishte një gjest “dashurie e parëndësishme” si thotë Rubiales. E në Spanjë ndërkohë zhurma nuk reshtet. Një vit më parë, Luis Rubiales, i cili ka qenë në qendër të polemikave të shumta edhe në të kaluarën, u akuzua se ka përdorur paratë e RFEF-së për tia “bërë jetën të lehtë presidentit”. Sipas asaj që publikoi “El Mundo”, kjo nënkuptonte duke organizuar edhe festa private.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *