• |
ide | kryesore

Darka e Athinës/ Vuçiç: Pse mungon Rama dhe është Kurti

Arkiva, Lajme, Të fundit
vuçiç



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar “një format të çuditshëm” tryezën e Athinës ku morën pjesë krerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian. Ajo që i ka bërë përshtypje kreut të shtetit serb ishte mungesa e ftesës për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe prania e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vend që Greqia nuk e njeh.

“Një format i çuditshëm në Athinë. Nuk e kuptoj si është bërë, por kjo është një pyetje për mikpritësit. Ne jemi ftuar – vetëm 5 vende nga Ballkani Perëndimor, nga kush dhe në çfarë mënyre, për shkak të marrëdhënieve të tyre dypalëshe. Diku për disa arsye të çuditshme nuk kanë marrë ftesë dhe është ftuar edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, – është shprehur Vuçiç.

I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi. Vuçiç tha se do të ishte një goditje e madhe për Serbinë nëse Kosova do të njohë Kosovën.

“E keni parë se ka pasur deklarata të njerëzve nga parlamenti i tyre dhe nga partia në pushtet, përkatësisht nga shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme të cilët avokonin që do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Kjo do të ishte një goditje e madhe për ne, do të përpiqem të bisedoj me zotin Zelenski”, – shtoi Vuçiç duke deklaruar se takimi do të jetë “privat” dhe se beson se do të kenë një bisedë të mirë dhe të hapur, përfshirë edhe për Kosovën.

Vuçiç tha se Serbia nuk do të heqë asnjëherë dorë nga Kosova.

“Detyra jonë është të luftojmë për Serbinë dhe të ardhmen e saj evropiane, por jo të heqim dorë nga rruga jonë e lirisë dhe pavarësisë. Puna ime është të luftoj për vendin dhe popullin tonë, ndonjëherë në një rrugë të vështirë në mënyrë që njerëzit tanë të ndjekin një rrugë më të lehtë”, – tha Vuçiç. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ne fakt nuk ka sens qe nje takim te lidereve te ballkanit perendimor, te kushtezohet nga marrdheniet e acaruara te greqise me shqiperine. eshte shume naive dhe feminore thuajse idiote si vete grekerit.

  2. Imagjino te shkosh me nje darke ku mungon pikerisht ai shoku me karizmatik, me historite me interesante, barcaletat me te bukura, mendimet me mendje-hapese…

    E keni parasysh… ai shoku qe mban ne ajer gjithe muhabetin.

    Lezeti i darkes si me thene… kripa e darkes.

    Ajo darke do ishte thjesht nje darke e deshtuar.

    Shume shume boring.

    1. E kemi parasysh. Ai “shoku”, eshte nje KLLOUN dhe prandaj i duhet tavolines, per “argetim”, me batutat e bera boze te kohes se komunizmit. Te asaj kohe ku ky bythqir, famija e tij, daja i tij ishin anetare te Byrose Politike.

    2. Eshte kari….zmatik o kari polis, qe po ja myllin dern ne fytyre, i pari ja beri Kurti dhe greku ka thene kur i mbylldern i veti pse mos tia mbylledhe une. Kjo o karipolis nuk eshte mungese ftese eshte perçmim! Ka kohe qe evropianet nuk e pjerdhin, apo jo? Per barcaletat ndoshta ke te drejete, se ai dhe jetn e ka rrene e barcalete ! Ne samite nderkobetare nuk shkohet per barcaleta e per te mbajte muhabatin se nuk eshte bodello siç mendon ti o kkaripolis

  3. I erdhi dita kurves te hedhi helmin serb midis dy shqiptareve. Duket sikur mbron Ramen, por ne fakt hedh helm ne marrdheniet Rama-Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *