• |
ide | kryesore

Një vit më parë u martuan, Boateng e gruaja e tij Valentina ndahen: zhduken të gjitha gjurmët nga rrjetet sociale

-Instant, Sport
Valentina



Kevin Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada tashmë janë ndarë. Çifti u martuan në qershor të vitit të kaluar. Dashuria dhe pasioni dukej se ishin elementët dallues të bashkimit mes futbollistit dhe influencueses. Valentina në fakt është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe pasi u martuan me një ceremoni tradicionale, me pas u ekzibicionuan në rrjetet sociale. Dasma ekscentrike, kishte intriguar dhe argëtuar jo pak ndjekësit e tyre besnikë, por duket se historia nuk zgjati shumë.

Çifti, i cili ka qenë gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, ka ndryshuar papritur kursin. U zhdukën të gjitha fotot në të cilat ata të dy shfaqeshin, së bashku, të dashuruar. Boateng dhe Valentina as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin virtualisht. Valentina udhëton e vetme dhe ndan momente me miqtë dhe mikeshat. Asnjë gjurmë ndërkohë nga Boateng. Mbetet një kujtim i largët nga dashuria e tyre e shkurtër. Pa harruar pëlqimet që futbollisti kishte vendosur në pothuajse cdo foto të ish-gruas së tij.

Lexo më tej: Melissa Satta nuk ndal shigjetat për Boateng: “Njihja një futbollist, por nuk solli fat”

Valentina dhe Boateng u njohën në verën e vitit 2021 dhe mes tyre ishte dashuri me shikim të parë. Dhjetorin e kaluar futbollisti u gjunjëzua për propozimin për martesë, duke marrë të dëshiruarën ‘po’. Për të ishte martesa e tretë pas asaj me Jenny dhe Melissa Satta. Ishte data 11 qershor 2022 kur futbollisti dhe sipërmarrësja (5 herë kampione e arteve marciale) u martuan me një event unike. Epo, pas 13 muajsh tashmë flitet për ndarje. Ata nuk e konfirmojnë, por nuk e mohojnë dhe bëjnë unfollow njëri-tjetrin në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *