• |
ide | kryesore

Shkatërrohet grupi i drøgës në Gjermani, arrestohen dhe dy shqiptarë

Lajme, Të fundit



Tre holandezë dhe dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani për trafik kanabisi. 3 holandezët e arrestuar janë nga mosha 28 deri në 51 vjeç. Ata kishin maskuar aktivitetin e paligjshëm me një dyqan për pajisje bujqësore. Ata gjithashtu shisnin pajisje për kultivimin e kanabisit duke iu ardhur në ndihmë kultivuesve të tjerë të bimëve narkotike, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë që kanë rënë në pranga.
Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 18 dhe 26 vjeç, të cilët pritet të dalin para gjyqit. Që nga maji 2023, 18 plantacione kanabisi janë zbuluar në të gjithë Gjermaninë gjatë hetimeve në bazën e klientëve të të ashtuquajturit “growshop” Klever.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *