• |
ide | kryesore

Video/ Kore anti-Juventus në autobusin e Milan, filmuar nga Leao: Prokurori i FIGC nis hetimin

-Instant, Sport, Video
milan



Prokurori i Federatës së Futbollit ka hapur një hetim për koret kundër Juventus, të intonuara nga lojtarët e Milan. Episodi ndodhi gjatë transferimit në aeroport pas ndeshjes me Romën. Filmimet e më pas u postuan në rrjetet sociale. Prokurori Federal Giuseppe Chiné, mësohet se pasi kishte marrë videot që u bënë menjëherë virale, vendosi të hedhë dritë mbi këtë episod. Qëllimi është “për të konstatuar shkeljen e mundshme të ligjeve të besnikërisë, ndershmërisë dhe korrektësisë” si dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Videoja është xhiruar me celularin e Rafa Leao në autobusin e AC Milan. Episodi ndodhi gjatë festimeve të fitores të së premtes mbrëma në Olimpico kundër Romës. Madje ka qenë vetë sulmuesi kuqezi që e ka postuar në historitë e tij në Instagram. Në pamje shihen edhe Okafor dhe Chukwueze.

I ashpër reagimi i Paolo Paganini, gazetarit të RAI Sport në lidhje me episodin që pa protagonistë futbollistët e Milan. “Po përse lojtarë profesionistë e të stërpaguar – ka shkruar Paganini në Twitter – sillen si në një ekskursion shkolle në vitin e fundit të gjimnazit?”.

Lexo më tej: Video/ Milan triumfon me 10 lojtarë në Olimpico: Giroud e Leao rrëzojnë Mou, kuqezinjtë me pikë të plota

“ÇFARË MËSIMI JAPIN?”

“Kore fyese si ato të lojtarëve të Milan kundër Juventus, apo edhe të tjerëve, çfarë mësimi japin? Pak nga Dolomitet”, ka përfunduar gazetari i Rai Sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *