• |
ide | kryesore

Kapiteni i Spanjës, Carvajal, mbron Rubiales: “Hermoso viktimë? Çështje e politizuar, kemi frikë të japim mendim”

-Instant, Sport
Carvajal



Nga grumbullimi i Spanjës, Dani Carvajal ka folur edhe për rastin Rubiales, i pezulluar nga FIFA për 90 ditë. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit përfundoi mes polemikave për puthjen e lojtares së kombëtares së femrave Jennifer Hermoso. Episodi i inkriminuar ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës të fituar nga iberiket. “Jemi dakord që një president federal nuk mund të sillet kështu dhe në të njëjtën kohë ai e pranon se ka gabuar. Këto janë gjeste fatkeqe në të cilat bëhen gabime”, tha mbrojtësi i Real Madrid për ‘Radioestadio Noche’.

“Në fund do të të jenë gjyqtarët, që po shqyrtojnë nëse Jennifer është vërtet viktimë, që do të bëjnë vlerësimin. Nga të dyja palët ne e mbajmë veten mënjanë. Ka njerëz të caktuar për të vendosur nëse ka ndonjë autor apo viktimë. Kështu që nuk mund të marrim anën ose të dënojmë njërën ose tjetrën paraprakisht, pa e ditur realisht se çfarë ndodhi. Sepse deri më sot Jennifer nuk ka bërë denoncim për atë që ka ndodhur”.

ÇËSHTJE E POLITIZUAR

Carvajal shpjegoi arsyet që i shtynë lojtarët e Furive të Kuqe të lëshojnë një deklaratë të përbashkët në lidhje me rastin që tronditi futbollin spanjoll. “Ne lëshuam një deklaratë të përbashkët për shtyp për t’i lënë mendimet tona të qarta që në fillim. E më pas të fokusohemi thjesht te futbolli, te ndeshja kundër Gjeorgjisë. Ne hartuam deklaratën për shtyp të gjithë së bashku. Më pas, të gjithë shprehën mendimet e tyre dhe unë jam më i rezervuar. Për këtë arsye nuk e kam shprehur mendimin tim – shtoi mbrojtësi -. Dhe nuk mendoj se një futbollist, që nuk është shprehur direkt, e ka bërë këtë me keqdashje. Në fund, cdokush mund të thotë e mendojë cdo gjë që i volit. E vërteta është se kjo çështje është politizuar deri në atë pikë sa lojtarët kanë frikë të shprehin mendimin e tyre. Kanë frikë të thonë diçka që mund të keqkuptohet dhe keqinterpretohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *