• |
ide | kryesore

Një studente e një bankiere akuzojnë Antony: pas ish-të dashurës, Rayssa e Ingrid e quajnë “të dhunshëm”

-Instant, Sport
Rayssa



Probleme të tjera shfaqen për Antony, i akuzuar për dhunë dhe abuzim në familje pak ditë më parë nga ish-e dashura e tij Gabriela Cavallin. DJ dhe influencuesja braziliane e ka denoncuar futbollistin e Manchester United se e ka rrahur kur ishte shtatzënë. Si pasojë e dhunës së sulmuesit ajo në fund humbi fëmijën. Antony i mohon akuzat, por ndërkohë policia e Sao Paulos dhe ajo e Mançesterit po heton. E sikur të mos mjaftojë, të enjten, dy femra të tjera Rayssa de Freitas e Ingrid Lana denoncuan brazilianin për sjellje të dhunshme. Një situatë që e përfshin edhe më keq sulmuesin e United në polemika.

Studentja e drejtësisë Rayssa de Freitas tha se kishte patur nevojë për trajtim spitalor pas një incidenti në maj të vitit të kaluar. Sipas fjalëve të saj, ajo u sulmua nga Antony dhe Mallu Ohana – ish-gruaja e lojtarit brazilian Dudu -. Të tre kishin qenë në Land Roverin e futbollistit, pasi ishin larguar nga një klub nate në Sao Paulo.

Lexo më tej: “Humba foshnjën se më rrihte edhe shtatzënë”: Gabriela e akuzon për dhunë e abuzime, Antony përjashtohet nga Brazili

Ingrid Lana, një bankiere 33-vjeçare, tha në një intervistë për Record TV në Brazil se Antony kishte qenë agresiv ndaj saj. Ngjarja që i referohet gruaja ka ndodhur në tetorin e kaluar. “Ai u përpoq të bënte seks me mua dhe unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën”, ka raportuar gruaja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *