• |
ide | kryesore

Vetëm humbje nga viti 1984, Sylvinho përgatit kthesën: “Duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt”

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Shqipëria zbret në Arenën Kombëtare me një pikë më shumë se Polonia e me dëshirën për të thyer serinë e humbjeve që zgjat që nga viti 1984. Sikur kjo të mos mjaftojë, kujtimet e fundit të takimeve me historinë, që pas Euro 2016 nuk kanë qenë të mira. E atëherë Sylvinho pret nga skuadra që të bëjë një kapërcim në kualitet, duke venë shpirtin në fushë e zemrën që të komandojë këmbët: “Të gjithë lojtarët hyjnë në fushë për të fituar, e gjithë skuadra përpiqet. Nga ana tjetër është edhe kundërshtari. E ndodh që edhe mundesh. Duhet të hyjmë në fushë me zemër e shpirt por edhe të përgatitemi mirë për ndeshjen. Ata kanë një skuadër të fortë teknikisht me lojtarë të nivelit të lartë, kanë trajner me eksperiencë. Por unë jam i kënaqur me skuadrën në gjysmë të rrugës. Kemi 4 edhe ndeshje”.

“FRIKËSUESI” LEWANDOWSKI

Natyrisht nuk është e lehtë të bllokosh për 90 minuta kampionë të kalibrit të Lewandowski apo Zielinski. Më shqetësuesi është sigurisht sulmuesi i Barcelonës, por nuk duhet parë i veçuar nga pjesa tjetër e polakëve: “Lewandowski është i një niveli të rëndësishëm, por Polonia ka edhe të tjerë. Ne i respektojmë të gjithë, mendoj se niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë lart. E rëndësishme është që edhe ata do të shqetësohen për lojtarët e fortë që kemi ne”, paralajmëroi Sylvinho.

Lexo më tej: Ramadani “presing” Polonisë pa nisur ndeshja: “E dimë çfarë objektivi kemi”

DIVERSITET TAKTIK

Nuk mund të luash një ndeshje të tillë, vendimtare për kualifikimin, duke bërë presing asfiksues në të gjithë fushën. Sylvinho, duke parë edhe ngjeshjen e ndeshjeve, ka planifikuar një diversitet taktikash, funksionale në bazë të fazave të ndryshme të lojës: “Të bësh presing 90 minuta është e pamundur, pastaj është edhe distanca e shkurtër mes ndeshjeve. Do të jetë një ndeshje ku do shihet gjithçka, taktika, loja fizike. Por pjesa që ka rëndësi, është teknika e lojtarëve, e jona dhe e tyre. Ata në fund bëjnë diferencën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *