• |
ide | kryesore

“Lodhemi kot, sado të jemi të parët”. Tetova i pëkënaqur nga skema e kampionatit, Bejzade i përulet Egnatias

-Instant, Sport
Tetova



“Është një gëzim momental, por nuk duhet t’i gëzohemi se formula e kampionatit nuk lejon asgjë. Sado të jesh i pari, çdo gjë del bosh nga FINAL FOUR dhe kjo është provizorisht”. Edlir Tetova nuk arrin t’i gëzohet fitores 2-1 me Laçin dhe vendit të parë në renditje. Në fund, dihet, skema zeron pikët dhe katër të parët luajnë nga fillimi mes tyre. Në këtë pikë, renditja nuk ka ndonjë vlerë sa kohë je në top 4.

Sidoqoftë, tekniku i Egnatias ka vlerësuar kontributin e lojtarëve të tij, që edhe pse jo na maksimum kanë dhënë shpirtin në fushë: “Mëllugja nuk është ende 100% – tha Tetova -. Lila u sakrifikua me temperaturë se këto ndërrime kishim. Por unë dua t’i falënderoj të gjithë për shpirtin që dhanë”. Një vlerësim edhe për Spahiun, autorin e golit të dytë, që luajti kundër ish-skuadrës së tij. “Spahiu nuk ka hyrë ende 100% në manovrën tonë. Sot ishte më ndryshe, edhe pse duket sikur nuk bën gjë në fushë, është shumë i rëndësishëm kur prek topin. Sot dua ta komplimentoj si për golin, ashtu edhe për lojën”.

Lexo më tej: Video/ Egnatia merr kryesimin: Dwamena e Spahiu thyejnë Laçin e Bejzades

Tetova nuk është nga ata që i fsheh pretendimet e madje me një skuadër si Egnatia është mëkat ta bësh: “Egnatia do të luajë të shkojë në FINAL FOUR. E pastaj aty do të shohim të gjitha mundësitë me kë do të përballemi për të shkuar drejt asaj ku kemi ne synime. Do luajmë të shkojmë në katërshe, të marrim gjërat me radhë”, tha tekniku pas ndeshjes.

BEJZADE: EGNATIA MË E MIRA E SUPERIORES

“E pash Egnatian me Partizanin dhe për mua është ekipi më i mirë në Superiore. Pësuam një gol të shpejtë nga Dwamena. Duhet të ishim më të vëmendshëm. U realizua lehtë nga sulmuesi. Në momentin më të mirë pësuam golin e dytë me kundërsulm. Edhe ato gabimet që arrinim deri te 16-metërshi dhe nuk godisnim drejt portës. Mungoi finalizimi”. Skerdi Bejzade, trajneri i Laçit, i bën elozhe kundërshtarit që e mundi 2-1. Pas dy fitoreve radhazi ka ardhur një humbje, që për teknikun ka një lloj justifikimi: “Ne jemi një ekip i ri. Melon e kishim me virozë. Edhe Sobouale kishe probleme me kofshën. Nuk frikësohemi vetëm për këtë ndeshje, por dhe për ato në vazhdim. Duhet të jemi në gjendjen më të mirë që të fitojmë ndeshjen tjetër, sepse kampionati vjen duke u vështirësuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *