• |
ide | kryesore

Girona në krye deri sa u përball me… Real: Joselu, Tchouameni e Bellingham likuiduan katalanasit

-Instant, Sport
Joselu



Java e tetë e La Liga rikthen Real Madrid në krye të renditjes, duke fituar në Girona me rezultatin 0-3. Blancos ngjiten në 21 pikë, dy më shumë se kundërshtari dhe një më shumë se Barcelona. Goli i Joselu hapi rezultatin me një asist fantastik të Bellingham (17′). Më pas Tchouameni dyfishoi rezultatin (21′) dhe një e djathtë e anglezit mbylli historinë. Barazime, ndërkohë, në ndeshjet e tjera: Getafe-Villarreal (0-0) dhe Rayo Vallecano-Mallorca (2-2 në minutën e 102′ nga Falcao).

Sfida e papritur për kreun e renditjes rikthen Real Madrid në vendin e parë. Ancelotti sistemon surprizën Girona me rezultatin 0-3. Në fillim, katalanasit iu afruan avantazhit me goditjen me kokë të Tsygankov, që përfundoi në shtyllë. Loja u zhbllokua në minutën e 17′, kur Jude Bellingham shpiku një top të mrekullueshëm filtrues për t’i shërbyer Joselu, që nuk gaboi. Katër minuta më pas dhe erdhi dyfishimi i Tchouameni, që goditi me kokë në këndin e Kroos dhe mposhti Gazzaniga. Dovbyk dhe Lopez ishin afër golit, por pjesa e parë përfundoi 0-2.

Lexo më tej: “Ciao Ancelotti”: Real Madrid e ka vendosur tashmë trajnerin e të ardhmes

Pjesa e dytë nuk e ndryshon inercinë e ndeshjes. Blancos zgjeruan fitoren 20 minuta nga fundi me anglezin. Bellingham mori pasimin nga sulmuesi spanjoll dhe lëshoi një goditje precize me të djathtën. Në shtesë erdhi edhe kartoni i kuq për Nacho Fernandez. Fitorja i çoi në 21 pikët e kampionatit për Real, që kthehet i pari, +1 nga Barcelona dhe +2 nga Girona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *